Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar qytetarët e besimit katolik për festën e Pashkëve.
Ipeshkvi Gjergji në mesazhin e urimit me rastin e festës së Pashkëve thekson se besimi në të Ringjallurin, gëzimi i fesë, hareja e shpirtit dhe shpresa mundësojnë të duan dhe t’i gëzohemi jetës.
Lexoni më poshtë urimin e Dodë Gjergjit për festën e Pashkëve, pa ndërhyrje:
Të dashur motra dhe vëllezër, festa e Pashkëve – Ringjallja e Krishtit nga vdekja – s’është vetëm një ditë në kalendarin e shenjtë liturgjik të jetës së Kishës, por, para së gjithash, një përvojë feje, që fillon me ecjen kreshmore për dyzet ditë e na bën të përjetojmë kalimin nga përvojat e skllavërisë së mëkatit në kremtimin e lirisë së të Ringjallurit. Kjo ecje ripërtëritëse nëpërmjet agjërimit, pendesës, uratës e lëmoshës, i përgatit zemrat tona dhe na aftëson t’i bindemi Hyjit Dashuri, e për të përqafuar dashurinë e Tij, në mënyrë që të shpallet e të bashkëndahet kjo porosi dashurie e pakusht tek të gjithë njerëzit deri në skajet e botës, duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. (krh. Mt 28,19).
Në kulmin e misterit të Dashurisë së Hyjit, që kryhet në Treditëshin Pashkvor, ne bijtë e bijat e tija, nëpërmjet riteve të veçanta dhe lutjeve të shumta, lejojmë të na përfshijë misteri i mundimeve, vdekjes dhe ringjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit, me qëllim që të kuptohet misteri i kësaj ngjarjeje shpëtuese, që është dritë shprese për gjithë njerëzimin, zjarr dashurie e energji qëndrese për të pagëzuarit dhe burim gëzimi e hareje për mbarë Kishën. Kështu që, vetvetiu shpërthejmë në klithje të përbashkët: Aleluja. Pasi besojmë që Ai (Krishti) e mundi vdekjen dhe tani para Atit qiellor lutet për ne, nëpërmjet Shpirtit Shenjt në ne i jep lavdi Atij, e ne bashkë me të njëjtin Shpirt e adhurojmë të Ringjallurin. Kështu që, duke shpallur ngjalljen e Tij, secili që beson, thotë: “Jetoj, por jo më unë, në mua jeton Krishti.” (Gal 2, 20a). Pasi, “Hyji aq fort e deshi botën, sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.” (Gjn 3,16).
Këndej, të mos i përshtatemi parimeve të shekullit, por ta shndërrojmë e ta ripërtërijmë mendjen tonë, ashtu që ta dallojmë vullnetin e Hyjit e të dimë të zbulojmë çka është e mirë, çka është e drejtë, çka është e përsosur dhe çka është e shenjtë. (Krh. Rom 12,2), Mbi gjitha duhet të dimë çka është e dobishme për të arritur paqen në botë, e për të ruajtur paqen ndër ne. Sepse sot, si ata që jetojnë në zonat e konflikteve dhe përjetojnë tmerrin e vuajtjeve dhe vdekjes, ashtu edhe ata që kalojnë ditët e jetës në mungesë të luftës, mbeten të frikësuar e të trishtuar pasi e ndjejnë tmerrin e saj.
Edhe pse jetojmë një kohë të vështirë, kur njerëzit më shumë janë duke u angazhuar për të luftuar ose për të mbështetë luftën se sa për të ndërtuar paqen, ne nuk pushojmë duke iu lutur Krishtit, Princit të Paqes, që të zbus zemrat e ngurta dhe të çlirojë ato nga urrejtja, sidomos ata që kanë përgjegjësi për të ruajtur paqen në botë dhe në vendin tonë.
Nisur nga kjo bindje feje, Kisha e Krishtit që vepron në Kosovë, dhe ne bijtë e saj që jetojmë në gjirin e popullit tonë, ftojmë të gjithë njerëzit, pavarësisht bindjeve të tyre fetare, pozicioneve shoqërore, përkatësive etnike apo përgjegjësive politike që kanë, të bëjnë ç’është e mundur, që ndër ne të mbizotërojë paqja e vërtetë, harmonia, barazia dhe toleranca fetare.
Për të mbërri këtë gjë, është e domosdoshme që sa më parë të arrihet pajtimi i gjithëmbarshëm mes nesh. Ashtu që, si dikur edhe tani, të dimë të përballemi bashkërisht me të sotmen dhe ta ndërtojmë të ardhmen duke iu përshtat rrethanave të reja që imponohen. Në harmoni të plotë me ata që na mundësuan lirinë që gëzojmë dhe në përputhje të plotë me synimet e të parëve tanë. Kjo, jo vetëm që është e domosdoshme, por është edhe e drejtë, të pajtohemi për të mirën e përbashkët mes nesh dhe me të tjerët. Do të ishte vërtetë e pa falshme, që ne, akoma pa i shijua mirë frytet e paqes dhe shijen e lirisë, t’i kthehemi tmerrit dhe trishtimit të luftës.
Lus Zotin e Ringjallur të na mbushë me paqe, me dashuri e me gëzim, në mënyrë që të jemi të gjithë njerëz të ndershëm, besimtarë besnik, qytetarë të përgjegjshëm, prindër të kujdesshëm, e të bëjmë vepra bamirësie për nevojtarët. Ta duam vendin tonë me të njëjtin zell siç e dëshironim lirinë, e të punojmë për ndërtimin e paqes sot, sikur u angazhuam ta arrinim atë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë pas skandalit në TikTok, ndërsa ai ndodhet në një burg në Francë
Protesta e opozitës, molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës
MF: Borxhi publik i RMV-së në fund të tremujorit të parë është 58.6% e BPV-së
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri