LAJMI I FUNDIT:

IPARD II, 10 milionë euro të pashfrytëzuara në Maqedoninë e Veriut

IPARD II, 10 milionë euro të pashfrytëzuara në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

As sivjet nuk u shfrytëzuan plotësisht paratë e pakthyeshme nga Evropa përmes Programit IPARD 2. Ndonëse në një kohëzgjatje prej 2017 deri 2022, 60 milion eurot e Komisionit Evropian për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, nuk u shfrytëzuan 100%. Me tre masat dhe disa thirrje publike, janë lidhur 2369 kontrata nga firmat apo individët që merren me bujqësi dhe me ndërmarrësi për zhvillim rural. Drejtori i Agjencisë përkatëse Nikica Baçovski tha se përparësi do të kenë me financim shtesë për femrat nën 30 vjet, të cilat merren me bujqësi.

“Me shfrytëzimin e mjeteve të programit IPARD modernizohet mekanizmi bujqësor, instalohen teknologji të reja në prodhimtarinë bujqësore duke rritur kapacitete prodhuese vendore dhe mikro-bizneset, të cilat operojnë në zonat rurale. Janë mbështetur shumë investime në traktorë, mekanizime shtesë, sisteme të ujitjes, rrjete ndërtimore, pajisje për ferma të blegtorisë, ftohës, pika të shitjes, bulmetore, thertore si dhe objekte për turizëm rural dhe strehimore për të moshuar”, deklaroi Nikica Baçovski, Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi-Zhvillim Rural.


Në programin IPARD 3, Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se kanë lehtësuar procedurat që gjysma pagesës tu bëhet posa të lidhin marrëveshjet dhe gjysma tjetër në përfundim të projektit. Për shembull, nëse një bujk aplikon për 50 mijë euro subvencion, duhet që për të njëjtin investim të jep edhe 50 mijë euro nga xhepi tij për ndërtim, riparim blerje të pajisjeve, mekanizmave dhe makinerive në fermën e tij.

“Përmes programit IPARD ndihmojmë në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë vendore, duke i furnizuar me pajisje të reja mekanike për të rritur prodhimtarinë. Ndihmojmë në përparimin ekonomik dhe posaçërisht me IPARD 3 edhe në zhvillimin rural dhe të turizmit rural”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Në programin IPARD 1, deri sa në pushtet ishte BDI-OBRM-PDUKM, gjatë 2012-2017 ishin realizuar vetëm 20% të projekteve ose thënë ndryshe 80% e parave të dhuruara nga Komisioni Evropian kanë mbetur të parealizuara dhe u kthyen prej nga kanë ardhur. Gjatë programit IPARD 3 për Maqedoninë e Veriut janë paraparë 157 milion euro, të cilat për 5 vitet e ardhshme do të subvencionojnë të gjithë personat fizik dhe juridik që merren me degët e bujqësisë dhe zhvillimit rural. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori