LAJMI I FUNDIT:

iPad Mini shitet më shumë se sa iPad

iPad Mini shitet më shumë se sa iPad

Me sa duket, tableti i ri i Apple – iPad Mini është bërë shumë i famshëm, dhe sipas një raporti të fundit të NPD DisplaySearch thuhet se iPad Mini ka tejkaluar shitjet e iPad.

Bazuar në të dhënat e raportit, thuhet se shitjet e panelëve të tabletit me ekran 9.7 inç të iPad kanë rënë nga 7.4 milionë në dhjetor, në 1.3 milionë në janar, ndërs shitjet e tabletit iPad Mini me ekran prej 7.9 inç janë ngritur në 5 milionë.

Sipas raportit, shitjet e tabletëve me ekran më të vogël, ose ata me ekran prej 7 inç janë në rritje, dhe totali i tyre tani ka arritur në 14 milionë.

Siç është thënë edhe gjatë muajit dhjetor, Apple ka planifikuar të shesë rreth 40 milionë iPad Mini dhe 60 milionë iPad të zakonshëm për vitin 2013. Mirëpo, gjendja në treg duket se është ndryshe, duke marrë parasysh se iPad Mini po shitet më shumë se sa iPad. / Telegrafi /