LAJMI I FUNDIT:

iOS 8 në 20% të pajisjeve të Apple

iOS 8 në 20% të pajisjeve të Apple

Apple e ka lëshuar versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 8 të mërkurën, ndërsa tani sipas një raporti të ri thuhet se iOS 8 është instaluar në më shumë se 20 për qind të pajisjeve mobile të kompanisë, për më pak se dy ditë.

Lajmi është bërë i ditur nga Mixpanel, të cilët kanë qenë duke e përcjellur shkallën e adoptimit të iOS 8.

Sipas raportit thuhet se Apple iOS 8 është versioni më i suksesshëm i kompanisë, edhe pse i njëjti nuk ka kaluar pa probleme menjëherë pas lansimit, dhe Apple e ka larguar aplikacionin e shumë-përfolur HealthKit nga dyqani i saj i aplikacioneve.

Gjithashtu, edhe përdoruesit e iPhone 4S kanë raportuar se kanë probleme me performancën e telefonit, pas përditësimit me iOS.
iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë filluar të shiten në të gjithë botën, dhe këto dy modele të reja të iPhone pritet të jenë më të suksesshmet deri më tani nga Apple. (Telegrafi)