LAJMI I FUNDIT:

Inxhinieri Seranaj: Një tërmet tjetër më i ulët se ky, Durrësi mund të rrëzohet sërish

Inxhinieri Seranaj: Një tërmet tjetër më i ulët se ky, Durrësi mund të rrëzohet sërish

Inxhinieri Agim Seranaj thotë se në vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti po bëhen shumë gabime.

Seranaj solli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” një material, në të cilin paraqiti të paktën 5 akte konstatimi të ndryshme. Inxhinieri tha se ka nisur ndërhyrja tek objekte në të cilat nuk ka mbaruar ende ekspertiza e mirëfilltë. Ai paralajmëroi se në këtë fazë po bëhen më shumë gabime dhe në një tërmet tjetër më të ulët se ky, Durrësi do dëmtohet më shumë.


Ai solli si shembull një ndërtesë të dëmtuar, në të cilën kishte nisur puna për restaurimin e saj, ndërkohë që ekspertët amerikanë kishin vlerësuar se ajo rrezikonte një çerdhe që ndodhej aty pranë.

Agim Seranaj: Pa u pritur dhe pa u filluar faza e dytë, sepse pranë kësaj ishte një çerdhe që ishte bllokuar për t’u hapur sepse specialistë amerikanë kishin thënë, mirë çerdhja është në rregull, por oborri rrezikohet sepse mund të shembet ky objekt, prandaj ne shkuam dje si grup i tretë. Sepse grupi i parë kishte thënë është në rregull, grupi amerikan kishte thënë kjo shembet, grupi i tretë ishim ne. Ne u çuditëm më shumë nga kjo, që atje kishin filluar punimet, edhe jashtë ku këtu ka aq dëme, ku ja po punon ai ustai atje.

Blendi Fevziu: Ça po bën ai?

Agim Seranaj: Ai e di ça po bën.

Blendi Fevziu: Pra ju thoni që është objekt që nuk mund të jetohet dhe ai po bën punë brenda?

Agim Seranaj: Dhe objekte të tilla në Durrës tani që ne kemi qenë gjithë kohën janë duke u bërë gabime më të mëdha sesa ne kemi bërë deri më sot. Pra më shumë janë gabime tani, sesi po punojmë, e do të ndodhin më shumë gabime sesi po ndërhyjmë dhe në një tërmet tjetër më të ulët se ky, Durrësi do rrëzohet e do dëmtohet më shumë. Objektet që ne po ndërhyjmë, t’i bëjmë me shpejtësi, pa u mbaruar akoma ekspertiza e mirëfilltë, e vlerësimit të dëmeve dhe e mënyrës sesi duhet të ndërhyjmë, ka procedurë. Nuk bëhet partizançe, artizanalçe, se na kapi shiu e bora, por ngrihen institucione. Institucioni i parë që duhet të kryente aktin e konstatimit ka prodhuar në treg atje, 5 formularë të ndryshëm që unë kam mundur t’i kem. Mund të jenë 20 formularë.

Blendi Fevziu: Kush i lëshon formularët?

Agim Seranaj: Formularët i lëshon kush të dojë deri më sot.

Blendi Fevziu: Të gjithë janë formate specialistësh këto?

Agim Seranaj: Formate që po bëhet akt konstatimi, po mbyllet gjoja faza e parë. /TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori