Viza L-1, e njohur gjithashtu si vizë e transferimit brenda kompanive, është një vizë e përkohshme jo-emigruese që lejon kompanitë ndërkombëtare me zyra në SHBA dhe zyra jashtë shtetit të transferojnë punonjës të kualifikuar në zyrën e tyre në Amerikë.
Fillimisht, viza L-1 e SHBA-së u krijua për të transferuar ligjërisht drejtues ose menaxherë shtetas të huaj me njohuri të specializuara ose të avancuara në kompani të mëdha në SHBA. Tani, viza L-1 gjithashtu ndihmon bizneset e vogla dhe kompanitë fillestare të zgjerojnë biznesin dhe shërbimet e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Një vizë L-1 gjithashtu mund të ndihmojë kompanitë e huaja të krijojnë zyra të reja në SHBA, punonjësit mund të transferohen në SHBA për të punuar brenda kompanisë që aktualisht janë të punësuar ose në një kompani të lidhur.
Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit të Shteteve të Bashkuara (USCIS) kërkojnë që punonjësit që aplikojnë për vizën L-1, për të qenë të kualifikuar për të aplikuar, duhet të kenë qenë të punësuar nga kompania për të paktën një vit të plotë brenda tre viteve para aplikimit.
Ekzistojnë dy lloje të vizave L-1:
L-1A: Ekzekutiv dhe Menaxher
Viza L-1A është projektuar për drejtuesit dhe menaxherët të cilët kanë përgjegjësi mbikëqyrëse për një funksion kyç ose një departament të punëdhënësit. Ai lehtëson transferimin e menaxherëve dhe drejtuesve në një degë në SHBA për të punuar ose themeluar një degë të re të kompanisë. Vizat L-1A lëshohen deri në 1 vit për bizneset fillestare dhe 3 vjet për kompanitë ekzistuese. Viza L-1A është e vlefshme deri në 7 vjet, me mundësi zgjatje.
Viza L-1B: Njohuri e specializuar
Viza L-1B është projektuar për të punësuar profesional me njohuri të specializuara aftësitë e të cilëve mund të jetë e lidhur me një shërbim apo produkt të kompanisë, apo është e nevojshme për funksionimin apo zgjerimin e biznesit amerikan. Ai lehtëson transferimin e punonjësve për të dhënë njohuritë e tyre për produktin e kompanisë së tyre tek punonjësit e rinj amerikanë. Vizat L-1B lëshohen deri në 1 vit për bizneset fillestare dhe 3 vjet për kompanitë ekzistuese. Viza L-1B është e vlefshme deri në 5 vjet, me mundësi zgjatje.
Punëdhënësit dhe punonjësit që plotësojnë të gjitha kërkesat e mëposhtme kanë të drejtë për një vizë L-1
Punonjësi duhet të ketë punuar në të njëjtën kompani jashtë vendit, për të paktën një vit të vazhdueshëm përpara transferimit brenda tre viteve të mëparshme
Punonjësi duhet të ketë qenë i punësuar jashtë vendit në një pozicion ekzekutiv ose drejtues
Punonjësi duhet të transferohet për të plotësuar një pozicion drejtues ose ekzekutiv.
Përfituesit e vizës L-1 mund të jetojë dhe të punojë legalisht në SHBA, bashkëshorti/ja dhe fëmijët nën moshën 21-vjeçare kanë të drejtë të shoqërojnë përfituesin e vizës L-. Fëmijët e përfituesit të vizës L-1 mund të ndjekin shkollën në Amerikë, ndërsa bashkëshortët lejohen të aplikojnë për autorizimin pune pasi të hynë në SHBA.
Një mundësi tjetër e shkëlqyer biznesor për shtetasit e huaj që duan të bëhen pjesë e tregut gjigant amerikan është edhe viza investuese E-2.
Viza E-2 është gjithashtu vizë jo-emigruese e rezervuar për sipërmarrësit e huaj të vendeve që kanë një Traktat Tregtie me Shtetet e Bashkuara.
Ky lloj i vizës lejojnë investitorëve të huaj të hyjnë dhe të punojnë brenda Shteteve të Bashkuara bazuar në një investim të konsiderueshëm në një ndërmarrje.
Viza E-2 nuk është vizë imigrimi, por përmes saj ju mund të hapni dhe operoni një kompani në SHBA.
Investimi juaj do të alokohet në industrinë e pasurive të patundshme ose në ndonjë industri tjetër specifike në të cilën ju mund të keni përvojë.
Viza investuese E-2 lejon një individ të hyjë dhe të punojë brenda Shteteve të Bashkuara bazuar në një investim që ai ose ajo do të kontrollojë derisa është brenda SHBA-ve. Me vizën E-2, investitorët dhe familjet e tyre mund të jetojnë në SHBA.
Tjetër përparësi e vizës E-2 është që investitori mund të lëvizë menjëherë në SHBA së bashku me familjen e tyre (bashkëshortin/ten dhe fëmijët nën 21 vjeç).
Vlera e investimeve varet nga lloji i biznesit, investimi nuk konsiderohet i vlefshëm nëse nuk mjafton për të fuqizuar ose kapitalizuar sipërmarrjen që do të hapet atje. Në rast se investitori nuk dëshiron që të vazhdojë veprimtarinë biznesore ai duhet të kthehet në vendin e origjinës, ose të ndryshojë statusin.
Viza E-2 mund të zgjasë 2-5 vjet dhe mund të zgjatet për aq kohë sa biznesi është aktiv dhe fitimprurës. Ekzistojnë tri modele të ndryshme për një biznes E-2.
- Modeli i ekskluzivitetit – ju ekskluzivisht krijoni një biznes dhe e administroni atë. Në varësi të asaj që ju nevojitet, në Albanian Investments Group gjithashtu mund të strukturohet një marrëveshje këshillimi dhe t’ju ndihmojë me biznesin tuaj. Nëse jeni profesionist në një biznes specifik dhe nuk keni nevojë për ndonjë këshillim, nuk jeni të detyruar të nënshkruani një marrëveshje për këtë.
- Modeli i Pasurive të Paluajtshme- Ky model i ofron investitorit E-2 aftësinë për të investuar në pasuri të paluajtshme në SHBA. Ky model i cili është modeli i preferuar për E-2 u krijua për të gjeneruar fitime më të mëdha se mesatarja për një investitor E-2.
Ndërkohë, për të vazhduar për proceduar drejt posedimit të një vize investuese, patjetër ju do keni nevojë për konsultim dhe ndihmë gjatë procesit, gjë e cila prej kohësh është e mundur edhe në vendin tonë përmes kompanisë Albanian Investments Group, me zyre në Prishtinë. Krahas dy vizave të lartëcekura, në Albanian Investments Group ka edhe lloje tjera të vizave investuese për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj stafi i kompanisë janë të gatshëm të iu ofrojnë infromacione të hollësishme dhe të iu qëndrojnë afër gjatë gjithë procesit drejt realizimit të planeve tuaja dhe ëndrrës amerikane.
Adresa: Rruga “Vëllezërit Gërvalla”
Telefoni: +38349224717
E-mail: info@alb-investments.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite