LAJMI I FUNDIT:

Investitori i OceanGate pretendon se nëndetësja është projektuar për t’u rikthyer vetë në sipërfaqe pas 24 orësh

Investitori i OceanGate pretendon se nëndetësja është projektuar për t’u rikthyer vetë në sipërfaqe pas 24 orësh

Nëndetësja Titan që u zhduk gjatë rrugës për në rrënojat e Titanikut, ishte projektuar për t’u kthyer në sipërfaqe pas 24 orësh, sipas Aaron Newman, investitor në OceanGate, i cili organizoi vizitën në rrënojat.

“Titan mban peshë nën ujë, pesha të rënda që ndihmojnë në stabilizimin e anijes, të cilat lëshohen automatikisht pas 24 orësh në mënyrë që nëndetësja të mund të dalë në sipërfaqe. Nëndetësja është projektuar për t’u rikthyer”, tha Newman për CNN.


“Anëtarët e ekuipazhit e dinë se mund ta lëshojnë çakëllin duke tundur anijen ose duke përdorur një pompë pneumatike. Nëse e gjithë kjo dështon, litarët që sigurojnë çakëllin janë projektuar të thyhen pas 24 orësh për ta dërguar automatikisht nëndetësen përsëri në sipërfaqen e oqeanit”, shpjegoi ai.

Shpëtimtarët në garë me kohën, të zhdukurve në nëndetëse u ka mbetur edhe pak orë oksigjen
Lexo po ashtu Shpëtimtarët në garë me kohën, të zhdukurve në nëndetëse u ka mbetur edhe pak orë oksigjen

Ndryshe ekipet e shpëtimit janë duke luftuar me kohën, për faktin se pasagjerëve brenda nëndetëses u ka mbetur edhe pak orë oksigjen, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Rojeve Bregdetare amerikane i janë bashkuar edhe shumë ekipe tjera nga bota siç janë kanadezët, francezët e norvegjezët që kanë dërguar anijet e tyre të avancuara me robotë me të cilat po shpresojnë ta nxjerrin mbi sipërfaqen e ujit nëndetësen.

Ajo humbi kontaktin me anijen që e ndiqte nga pas afro dy orë pasi filloi zhytjen, ndërsa ishte nisur drejt rrënojave të Titanikut me pesë persona brenda saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori