Ligji për investime strategjike do të trajtojë ndërmarrjet publike me interes strategjik, asetet nën menaxhimin e Agjencisë Pyjore dhe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ky ligj do të jap mundësi që investitorët e huaj dhe vendor të kenë mundësi më të lehta për t’i realizuar investimet në Kosovë.
Kështu tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane “Ligji për Investimet Strategjike – Diskutim pas aprovimit”.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe përfaqësues të tjerë kanë shpreh interesim duke pyetur për detajet që ligji ofron. Zeka ka kërkuar të di se a do të trajtohen me këtë ligj projekti i Brezovicës dhe ndërmarrjet publike siç është telekomi.
Ndërsa, Mërgim Cahani, nga kompania Gjirafa ka kërkuar të di se çfarë ndodh me ato industri që nuk janë të parapara në ligjin për investime strategjike.
Bajrami ka treguar se me këtë ligj do të trajtohen asetet strategjike dhe ndërmarrjet publike.
“Ligji për investime strategjike nuk e ka asnjë problem, i specifikon dhe në kategoritë e aseteve që mund të jepen në shfrytëzim siç janë asetet e ndërmarrjeve publike. Vetë ndërmarrjet publike edhe ato nga Agjencioni Pyjor dhe ato nën administrimin e AKP-së. ….Së shpejti do e përgatisim një listë të ndërmarrjeve të cilat do t’i trajtojmë përmes ligjit për investime strategjike. Tani në qoftë se ka investitorë që janë të interesuar për Telekomin e Kosovës, ata sigurisht që mund të vijnë dhe të shprehin interesimin e tyre dhe ne mund ta prefshim si projekt dhe në se kemi propozime konkrete, atëherë që nuk ka asnjë problem me qenë se trajtohet ndërmarrje publike”, tha Bajrami.
Po ashtu, me ligji do të trajtohen edhe ata investitorë që shprehin interes për investimet e tyre për projektin e Brezovicës.
“Sipas gjitha gjasave do të shkojmë përmes ligjit për investime strategjike. Tani projektin paraprakë i cili nuk u realizua ka qenë një projekt që e dimë gjithë prej 410 milionësh për një periudhë për t’u realizuar prej 17 vjetëve. Tani me ligjin për investime strategjike ne kërkojmë një investitorë i cili do të mund të realizoj projektin e tij për 5 vite. Gjithashtu, presim që hapja e negociatave siç thashë të jetë e shoqëruar me mbështetjen financiare. Kësaj radhe nuk do të bisedohet me investitorët të cilët kanë vetëm ide të mira por ata duhet patjetër që të kenë edhe bazën financiare për realizimin e këtij projekte. Tani nuk mund të supozoj se çfarë oferta do të marrim për Brezovicën, do të jetë sigurisht grupi operacional, komiteti i ministrave, komiteti ndërministrorë por edhe Qeveria sepse Qeveria e merr vendimin për ta nënshkruar kontratën dikush në emër të Qeverisë“, tha Bajrami.
Ajo po ashtu ka treguar sektorët strategjikë të cilët trajtohen me ligjin për investime strategjike.
“Sa i përket sektorët të cilët janë të përfshirë. Gjithashtu shumat minimale që duhet me u kualifikuar si investim strategjik. Ne si sponsorizues të ligjit kur e kemi dërguar ligjin kemi përfshirë shumë sektor për shkak nuk kemi dashur të gjendemi para situatave kur kemi një projekt i cili nuk bie në asnjë sektorët e mandej duhet të refuzojmë idenë e investitorit për shkak që nuk e trajtua ligji…..Sektorët janë këta energji, infrastrukturë dhe miniera minimumi është 30 milionë euro, transport dhe telekomunikacion është 30 milionë në turizëm 20 milionë, industri përpunuese 20 milionë, bujqësi dhe industri ushqimore 10 milionë, shëndetësi 30 milionë, parqe industriale dhe teknologji 10 milionë, administrim i ujerave të zeza dhe mbeturina është 10 milionë“, tha Bajrami
Bajrami i ka ftuar përfaqësuesit e bizneseve se nëse ka sektor që nuk janë në kategori dhe se me udhëzime administrative mund të bëhet deshifrimi i këtyre grupimeve gjatë udhëzimit administrativ në mënyrë që të mund t’i adresojmë të gjitha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos