Në një objekt pothuajse të rrënuar, dy dhomëshe, me mure të çara e me lagështi e myk në çdo qoshe. Kështu jeton tash e 16 vjet familja gjashtë anëtarëshe Sylejmani, nga fshati Shallc i komunës së Vushtrrisë.
Kryefamiljari Gani Sylejmani, invalid i UÇK-së tregon se tërë ditën del në qytet për të kërkuar punë e në mbrëmje kthehet i dëshpëruar.
Mosha e tij ka bërë që shumë punëdhënës ta refuzojnë.
“Jetojmë në këtë objekt qe 16 vite. Jemi nga Shallci dhe këtu na ka sjell ish TMK atë kohë. Këtu jetoj bashkë me gruan tre fëmijët dhe vëllaun, i cili është invalid i luftës. Ai është me terapi dhe duhet të ketë përcjellje, por kjo nuk i është pranuar. Barnat për të, që ia blej çdo muaj, kushtojnë 100 euro e në këto kushte po e kam shumë të vështirë”, thotë ai.
Ganiu kishte punuar 24 vjet në Obiliq, por ai tregon se tanimë nuk punon pasi që në vitin 2009 e kishin larguar nga puna.
“24 vite kam përvojë pune pasi që kam punuar në Obiliq, por ata më larguan pa asnjë arsye, për interesa të tyre politike. Tani marr vetëm 100 euro social si dhe vëllai i merr 75 euro që është invalid. Me ato 75 euro ne duhet të përballemi si për ushqim ashtu edhe për barnat e vëllait. Po ashtu edhe unë jam i sëmurë dhe me terapi. Tani jam operuar nga damarët në zemër dhe më duhet të blej edhe barna për vete”, tregon ai me lot në sy.
I pyetur nëse kishte trokitur në dyert e institucioneve komunale në Vushtrri për të kërkuar ndihmë, Ganiu thotë se kishte shkuar shumë herë por e kishin përzënë.
“Kam qenë në komunë, por na kanë përzënë. Madje kemi qenë t’iu kërkojmë ndihmë që të vijnë të na e rregullojnë kanalizimin sepse në këtë vend ku janë të vendosura këto baraka përball kemi një objekt i cili dikur ka qenë WC publike dhe këtu del kanalizimi përball barakave tona. Në komunë na patën thënë që vijnë e rregullojnë por kurrë nuk kanë ardhur, kështu që jemi detyruar vetë ta rregullojmë”, ka treguar ai.
Në anën tjetër objekti, i cili siç tregoi Ganiu kishte qenë WC publike, tani po shndërrohej në muze. Për këtë Ganiu thotë se frikësohen që do t’i largojnë nga ky objekt.
“Kanë thënë se do t’i rrënojnë këto baraka dhe do të na largojnë nga këtu sepse këtë objekt këtu përball barakave që e kemi po e shndërrojnë në muze. Për këtë objekt janë dhënë 470 mijë euro me këto para do të mund t’i strehoni 10 familje por, le që nuk e bëjnë këtë mirëpo nëse na largojnë vetëm t’i marr fëmijët, gruan, e vëllaun e të shkoj të hidhem në lumin Sitnica se zgjidhje tjetër nuk kemi”, thotë ai.
Këtë familje bamirësit nganjëherë e ndihmojnë me gjëra ushqimore, mirëpo më së shumti ka nevojë për një vendstrehim.
“Sado që po kërkojë punë askush nuk po më merr sepse po më thonë se ke 54 vjet, i vjetër nuk na duhesh. Kur isha te kryetari Bajram Mulaku t’i kërkoj punë, më tha: ‘dil shitu për patate’. A thuhet ajo fjalë ashtu. Përveç bamirësit që na ndihmojnë me gjëra ushqimore, askush tjetër nga institucionet nuk na ka ndihmuar asnjëherë. Ne kemi nevojë shumë për një vendstrehim të sigurt pasi që këto mund të na largojnë në çdo moment”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite