Sipas thashethemeve marrëdhënia e Inves dhe Hetemit kishte evoluar dhe thuhej se
biznesmeni e sopranoja e njohur kalojnë shumë kohë bashkë.

Mirëpo, sopranoja, e cila së fundi ka kërkuar shkurorëzim nga burri i saj Pirro Çako, ka thënë se nuk është në lidhje romantike me biznesmenin, porse ata janë duke punuar në ngritjen e një fondacioni të përbashkët.

“Me Hetem Ramadanin nuk kam asnjë lidhje personale, por po ngremë një fondacion bashkë”, ka thënë Inva.