LAJMI I FUNDIT:

Interieri në Street View

Interieri në Street View

Sipas shkrimit të atlantic Wire, Google ka filluar me përfshirjen e hapësirave interierë në shërbimin e vet Street View. Subjektet afariste që marrin pjesë në programin Street View mund të përfshijnë shëtitjet virtuale në ambientet e tyre.

Për të marrë pjesë në program, kompanitë duhet të lajmërohen në Google dhe të caktojnë kohën e incizimit. Pastaj vizitohen nga ekipi i Google Places i cili incizon hapësirën në 360 shkallë, e incizimet pastaj i vendos në Street View. Nga Google tërheqin vërejtjen se vizitorët e ambientit duhen paralajmëruar për kohën kur do të mbahet incizimi, edhe pse sistemi në mënyrë automatike mjegullon fytyrat në incizime.

Google momentalisht po shton përmbajtje nga 37 qytete të botës. /Telegrafi/