Interi është duke tentuar që me çdo kushte të transferojë Federico Chiesan nga Fiorentina në këtë verë.

Nerazzurët ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin, mirëpo rivali nga Serie A ka refuzuar deri më tani të heq dorë nga shërbimet e tij.


Calciomercato raporton tani se Interi është i gatshëm që të ofrojë Radja Nainggolanin, që aktualisht është në huazim te Cagliari.

nainggolan e1577452025478

Fiorentina do të pajtohet të lë lojtarin të largohet, mirëpo kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.

Por, Interi dëshiron që të dy skuadrat të pajtohen me shkëmbimin e lojtarëve dhe ata të paguajnë një shumë rreth dhjetë milionë euro.

Kujtojmë se në garë për Chiesan është edhe Juventusi, gjersa dëshira e lojtarit është që t'i bashkohet Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app