LAJMI I FUNDIT:

Interi i njofton skuadrat angleze për çmimin e Andre Onanas

Interi i njofton skuadrat angleze për çmimin e Andre Onanas

Andre Onana mund të largohet nga Interi pas vetëm një viti qëndrim në Giuseppe Meazza.

Portieri kamerunas iu bashkua gjigantit italian në verën e vitit të kaluar si transferim i lirë dhe pas një fillimi të vështirë ai ka marrë fanellën e titullarit ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Onana falë paraqitjeve fantastike ka zgjuar interesimin e dy top klubve angleze si Chelsea dhe Manchester United që duan transferimin e tij.


27-vjeçarika kontratë me Interin deri në verën e vitit 2027, por Neroazzurët janë të gatshëm ta shesin nëse vije oferta e duhur.

Calciomercato ka raportuar se Inter tanimë i ka njoftuar skuadrat angleze se nëse duan transferimin e portierit kamerunas duhet të paguajnë 60 milionë euro.

Drejtuesit e Interit takohen me ata të Chelseat, identifikojnë dy lojtarët që mund të përfshihen në shkëmbimin me Onanan
Lexo po ashtu Drejtuesit e Interit takohen me ata të Chelseat, identifikojnë dy lojtarët që mund të përfshihen në shkëmbimin me Onanan

Neroazzurët e kanë marrë falas yllin kamerunas dhe duan të fitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

Ish-anëtari i Ajaxit këtë edicion ka mbrojtur në 36 ndeshje zyrtare për Interin duke pranuar 30 gola, derisa në 17 duele e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/