Interi ka bërë ofertë për Keita Balden në vlerë prej 22 milionë euro, plus tre të tjera bonuse, por që Lazio kërkon më shumë. 

Mediat shkruajnë se presidenti i Lazios, Claudio Lotito, e ka stopuar kalimin e tij te Juventus.


Lotito është i gatshëm që ta dëgjojë ofertën e Interit, por që sipas Mediaset Premium ajo është 22 milionë euro, plus 3 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas këtij mediumi lojtarit i është ofruar pagë prej 3 milionë euro.

Balde ka pasur oferta edhe nga Liverpool, Milan dhe Tottenham. /Telegrafi/

telegrafi sport app