“Interi drejt një krize financiare” – ish drejtuesi i klubit thotë që huazimet miliona euro nuk do të mund të paguhen me kohë

Ish- menaxheri i përgjithshëm i Interit, Ernesto Paolillo, ka frikë se klubi po shkon drejt krizës financiare dhe Steven Zhang ‘nuk do të ketë zgjidhje tjetër’ veçse të mos paguajë huazimin nga Oaktree.
Nerazzurrët janë kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Manchester Cityn më 10 qershor në Stamboll.
Ata janë gjithashtu në finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës më 24 maj, por problemet janë më shumë jashtë fushës sesa brenda.
“Nga lajmet që po shoh, nuk ka negociata reale, por nuk është e vështirë si një njeri i financave të bashkosh dy dhe dy së bashku”.
“Borxhi i Interit është i madh, është vërtet i madh. Dhe nuk është e qëndrueshme të paguash një borxh me nivelin e interesit që klubi po i paguan aktualisht Oaktree, sepse do të thotë t’i shtosh deficitin deficit”.
“Jam i bindur se Steven Zhang nuk do të jetë në gjendje të eksportojë kapital nga Kina dhe nuk do të jetë në gjendje të mbulojë borxhin as me burime të tjera, kështu që ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mos paguajë marrëveshjen me Oaktree dhe t’ia shesë klubin atyre në këmbim të mbulimit të borxhit”.
“Në atë pikë, të gjitha vendimet e ardhshme do të jenë në duart e Oaktree”, ka thënë Paolillo për Gianluca Rossi në kanalin e tij në YouTube.
Situata e Interit u komplikua më shumë kur autoritetet kineze vendosën të kufizojnë kompanitë e tyre nga nxjerrja e parave jashtë vendit.
Prandaj Suning dhe familja Zhang duhej të merrnin një hua prej 275 milionë euro në fondin e investimeve amerikane Oaktree Capital në vitin 2021 dhe ajo do të skadonte në maj 2024.
Përfshirë interesin, Suning duhet të shlyejë 350 milionë euro deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Frika është se Interi do të shkojë në të njëjtën mënyrë si Milani, pasi pronari i mëparshëm, Yonghong Li, mori hua te Elliott Management dhe e humbi klubin kur dështoi në kryejë pagesat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri