Interit ka pësuar humbje nga Cagliari në ‘Sardegna Arena’ me rezultat 2-1 me të gjitha golat që u shënuan në pjesën e parë.

Ndeshje shumë e bukur mes këtyre dy skuadrave, me ritëm të lartë dhe shumë raste.


Ionita dhe Srna rrezikuan të parët në fillimin e ndeshjes, por pa sukses.

Goli erdhi në minutën e 31-të kur Luca Ceppitelli shënoi nga një top i kthyer.

GettyImages 1128303671 Luca Ceppitelli . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Interi u kundërpërgjigj shpejt me sulmuesin Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 38-të.

GettyImages 1128304233 Lautaro Martinez . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Kur të gjithë pritnin që pjesa e parë të mbyllej baras në skenë doli sulmuesi Leonardo Pavoleti  që shënoi për 2-1.

GettyImages 1128304238 Pamje nga ndeshja . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Interi rrezikoi në pjesë e dytë disa herë, ku Matteo Politano e kishte rastin më të mirë.

Cagliari kishte rast të mirë edhe në minutën e 90-të ta rrisë epërsinë, por nga pika e bardhë dështoi Pavoletti.

Interi ka 47 pikë dhe mbetet në vendin e tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app