LAJMI I FUNDIT:

Interi bën gati një ofertë të lartë për Gosens

Interi bën gati një ofertë të lartë për Gosens

Klubi italian, Interi thuhet se po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e mbrojtësit gjerman të Atalantas, Robin Gosens.

Gosens është njëri nga lojtarët kryesor të Atalantas në vitet e fundit dhe paraqitjet e tij të mira vazhdimisht kanë tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha.

Njëri nga këto klube padyshim se është Interi, me kampionin e Serie A që e do lojtarin për sezonin e ardhshme.


Euro 2020 i takon Atalantas: Është skuadra që kontribuon me më shumë shënues në këtë Kampionat Evropian
Lexo po ashtu Euro 2020 i takon Atalantas: Është skuadra që kontribuon me më shumë shënues në këtë Kampionat Evropian

Sipas mediumit Calciomercato, Interi po përgatit një ofertë të re për yllin e Atalantas, Gosens.

Atalanta ka vendosur një klauzolë gjatë zgjatjes së kontratës së tij deri në vitin 2024, duke i vendosur ata në një pozitë të fuqishme kur bëhet fjalë për negociatat me klubet që duan reprezentuesin gjerman.

Klubi nga Bergamo kërkon të paktën 30 milionë euro për Gosens, i cili tërhoqi vëmendjen e disa ekipeve kryesore me paraqitjet e tij në Euro 2020. /Telegrafi/