Një numër i madh i të rinjve janë duke u regjistruar në UBT, për të filluar studimet në vitin akademik 2017/2018, duke dëshmuar kështu që UBT vazhdon të mbetet një institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon dhe njëkohësisht, institucioni më i kërkuar nga të rinjtë që hyjnë në botën akademike.
Ata po aplikojnë në 16 programe e 80 specializime që ofron ky institucion, i cili kombinon përparësitë e universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare, si dhe ofron programe bashkëkohore studimi.
Të rinjtë, përveç që po njihen me mundësitë që ofrojnë programet studimore në UBT, në të cilat synojnë të studiojnë, ata po vizitojnë edhe hapësirat ku zhvillohet procesi i mësimit teorik dhe praktik, si dhe qendrat e veprimtarisë hulumtuese e shkencore.
Stafi akademik i UBT-së po ua prezanton të rinjve të gjitha programet që ofrohen në këtë institucion, e që mbështeten në praktikat më të avancuara të studimit dhe me staf vendor e ndërkombëtar.
Programet studimore janë të harmonizuara me standardet më cilësore ndërkombëtare, andaj, pozicionimi në tregun e punës është i sigurt, si rezultat i cilësisë dhe potencialit që ofrojnë programet e UBT-së.
Regjistrimet po bëhen në nivelin bachelor dhe master, përfshirë programet e studimit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Menaxhimi i Mekatronikës, Shkenca Politike, Sistemet e Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Juridik, E drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane, Media dhe Komunikim, Politika Publike dhe Menaxhim, Inxhinieri e Energjisë, Inxhinieri e Energjisë Efiçiente, Infermieri, Dizajn i Integruar dhe Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City