Cineplexx organizon për herë të parë eventin Superheroes Night me premierën e filmit “Avengers: Infinity War”, dhe interesimi është i jashtëzakonshëm!

Filmi i fundit nga MARVEL ka zgjuar interesim shumë të madh tek adhuruesit e filmave me superheronjë. Deri tani, Cineplexx ka zbuluar se janë shitur mbi 1000 bileta, dhe interesimi vetëm po rritet!


foto 1

Edhe pse ka shumë bileta të shitura, Cineplexx ka shtuar edhe më shumë orare për shfaqjen e këtij filmi, duke i arritur 11 orare në total vetëm për Avengers: Infinity War me 26 prill.

Pjesa e fundit e Avengers, ka të bëjë me bashkimin e të gjthë superheronjëve, ku ata duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur Thanosin e fuqishëm, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t'i japë fund universit.

foto 2

  • Çfarë e karakterizon këtë event edhe më shumë, është organizimi i kujdesshëm, ku Cineplexx në bashkëpunim me shumë partner do t’i dhurojnë shumë shpërblime, si:
    Pushim 7 netë në Turqi, FALAS nga Eurokoha
    Samsung S9, FALAS nga Gama Electronics

foto 3

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Oraret e filmit: https://goo.gl/Bn4CJV /Telegrafi/