LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohet fushata për referendum në Maqedoni

Intensifikohet fushata për referendum në Maqedoni

Po forcohet fushata “Dil për Maqedoni evropiane” për referendumin caktuar më 30 shtator të koalicionit “Bashkë për Maqedoni evropiane” të cilën e përbëjnë 30 subjekte politike dhe qindra organizata të ndryshme. Fushata dje vazhdoi me debat në Dojran dhe në Valandovë, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov vizitoi Tetovën.

Kryeministri Zoran Zaev në fushatë në Valandovë tha se referendumi i vitit 1991 morëm pavarësi, ndërsa me referendumin e 30 shtatorit duhet ta përforcojmë pavarësinë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atëherë e morën, ndërsa tash duhet ta sigurojmë ardhmërinë e Maqedonisë me hap drejt BE-së dhe NATO-s përmes pranimit të marrëveshjes së emrit me Greqinë. Pa marrëveshje me Bullgarinë do të kishte problem edhe marrëveshja me Greqinë. Me këto dy marrëveshje tash kemi dorë të zgjatur nga të gjithë. Greqia morri erga omnes për emrin, ndërsa ne morëm erga omnes identitet. Patriotizëm i vërtetë është që të sillet vendim i drejtë dhe të sigurohet shteti dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Për këtë shkak jam i bindur se do të sjellim vendim të fuqishëm dhe se me 1 tetor kur do të zgjohemi do ta shohim shtetin në rrugë të drejtë”, tha Zaev.


Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, Kryeministri Zoran Zaev theksoi se pikërisht Dojarni është vendi ku fqinjët jugor janë pajtuar me pranimin e gjuhës maqedonase.

“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, gjatë muajit maj pikërisht këtu në parking në Dojran arritëm marrëveshje për pranimin e gjuhës maqedonase. Kjo ndodhi para Samitit të atëhershëm të BE-së kur të dy palët duhej të bëjmë hap që që ju treguam anëtarëve të BE-së se jemi të gatshëm për kompromise dhe për arritje të marrëveshjes”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se përmes marrëveshjeve të arritura me Bullgarinë dhe Greqinë tashmë nuk kemi probleme me pranimin e vendit tonë, popullit, identiteti dhe gjuhës.

“Fituam miq të cilët jam i bindur se fuqishëm do ta përkrahin rrugën tonë dhe orientimin tonë për Maqedoni evropiane. Integrimi në BE dhe NATO përmes pranimin të marrëveshjes me Greqinë është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe për këtë shkak jam i bindur se më 30 shtator do të sjellim vendim të guximshëm”, potencoi Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme, i cili fushatën e filloi në Tetovë thaeksoi se nuk ka asnjë dyshim se shumica e qytetarëve do të dalin dhe të rrethojnë “për” duke shtuar se ai më 30 shtator me një rreth të fuqishëm do të rrethojë “Për”.

“Mendoj se është koha që me kokën lartë, me problem të zgjidhur ta hapim rrugën. Obligim i gjeneratës tonë është që të lëmë qëndrim më të dinjitetshëm për gjeneratën e ardhme. Gjithmonë kur Maqedonia ka pasur sfidë të madhe histerike apo udhëkryq, populli ynë ka pasur urtësi të vlerësojë se çfarë është mirë për shtetin. Referendumi është mënyra të fitohet legjitimitet politik nga populli, dhe se qytetarët duhet të mbështesin këtë vendim bashkërisht”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori