Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se janë duke u intensifikuar takimet e Odave Ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ardhmëria e gjithë neve është një stabilitet ekonomik, që do të reflektojë edhe në stabilitet politik dhe social. ndikojnë në imazh pozitiv për vendet e Ballkanit nga një vend i sfidave në një trevë të zhvillimit. Kur flitet për barrierat në mes të raporteve Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi thënë se këto barriera i takojnë të kaluarës. Agjenda politike është e ngarkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Më 1958 me traktatin e Romës, ekonomia ka qenë elementi kyç për të afruar popujt. Janë sfidat e shumta”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Serbisë, Marko Çadezh i cili ndodhet për herë të parë në një takim të tillë në Kosovë si kryetar i Odës Ekonomike, ka thënë se është i rëndësishme fakti se dy vendet kanë filluar bashkëpunimin dhe që lidhjet ekzistojnë.
“Ne nuk kemi shkop magjik që t’i zgjidhim të gjitha problemet. Por dua t’i falënderoj njerëzit që janë bashkuar së fundmi. Ne kemi biseduar se çka mund të bëhet që të arrijmë rezultate të mëdha. Ne kemi sjellë këtu rreth 300 kompani nga Oda Ekonomike e Serbisë dhe Kosovës, dhe është vendosur themeli se lidhjet ekzistojnë. Ajo ka qenë atëherë e rëndësishme dhe formularët që zbatohen janë model për të tjera certifikata. Është përparuar shërbimi i doganave, pastaj qarkullimi i mallrave. Këto janë çështje që tingëllojnë ndoshta të lodhshme por kjo është jeta dhe e ndikon punën sepse nesër ndoshta do të keni mundësinë të punësoni njerëz”, ka thënë ai.
Me këtë rast ambasadori Britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i është dhënë një mirënjohje për kontributin që ka dhënë. O’Connell është shprehur i befasuar me ftesën që ka marrë për të qenë pjesë e këtij takimi përderisa ka shtuar se janë komitetet ato që japin kontributin kryesorë në thyerjen e barrierave dhe krijimin e lidhjeve.
“Është një nderi i vërtet dhe i papritur, isha i befasuar me këtë ftesë, nga fjalët e ngrohta që u thanë. Unë mendoj se politika dhe marrëdhëniet politike janë më rëndësi, por dua të theksoj se ndryshimet vijnë nga komunitetet. Është mirë të shohësh se ekzistojnë lidhjet ndërmjet këtyre dy vendeve që kanë qenë të shkëputura për një kohë. Nuk është kjo çështje për lider, por është për njerëz të të gjitha niveleve. Puna e dy odave ekonomike e dëshmon këtë, është e mundshme sepse merren me gjëra të vërteta”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës