LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohen përleshjet midis grupeve rebele në Kolumbi, vriten së paku 23 persona

Intensifikohen përleshjet midis grupeve rebele në Kolumbi, vriten së paku 23 persona

Të paktën 23 persona janë vrarë në Kolumbi dhe 20 u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përleshjet mes grupeve rebele në shtetin federal lindor të Arauca u intensifikuan, tha Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë.

Në vitin 2016, qeveria kolumbiane nënshkroi një marrëveshje paqeje me grupin paraushtarak të Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARC), pas së cilës shkalla e vrasjeve ka rënë deri më tani.


Në deklaratë thuhej se grupet guerile të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) u përleshën me ish-anëtarët e FARC-ut, të cilët refuzuan të bashkoheshin me marrëveshjen e paqes, raporton aljazeera.

Ushtria tha se të dy grupet aktualisht po luftonin për të marrë kontrollin mbi trafikun e drogës në zonë.

Në vende më të vogla rurale dhe të paarritshme, bandat dhe tregtarët e drogës po luftojnë për rrugët e trafikut të drogës, fushat e kanabisit, miniera ilegale dhe prona të tjera.

Ndryshe, Arauca ka numrin më të madh të puseve të naftës në të gjithë Kolumbinë. /Telegrafi/