LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca Artificiale krijon 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier, mungojnë disa superyje

Inteligjenca Artificiale krijon 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier, mungojnë disa superyje

Inteligjenca artificiale ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier dhe ka disa zgjedhje tronditëse, duke shtuar edhe më shumë debatin se kush janë më të mirët në secilin repart.

Kur i gjithë njerëzimi të pushojë së ekzistuari në tokë, do të ketë ende buburreca apo gjallesa tjera që do të debatojnë për Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Paul Scholes.

Megjithatë, Inteligjenca Artificiale i ka dhënë fund debatit duke e zgjedhur vetme Gerrardin si pjesë të mesfushës më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier.


Në portë, Peter Schmeichel ishte lehtësisht portieri më i mirë për gjeneratën e tij dhe ndihmoi Manchester United të ngrinte pesë tituj të ligës, kështu që fitoi vendin në formacion edhe pse shumë mendojnë se Petr Cech është në të vërtetë portieri më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Ligën Premier.

Në krahët e mbrojtjes janë zgjedhur Gary Neville dhe Ashley Cole, ndërsa edhe qendra duket e pakontestueshme me dyshen John Terry dhe Rio Ferdinand.

Mesfusha është padyshim e diskutueshme me mungesën e Lampard dhe Scholes, por edhe me faktin që inteligjenca artificiale ka vendosur të zgjedhë një rreshtim me diamant në vend të një mesfushe me anësorë.

Roy Keane dhe Patrick Vieira mund të kenë luftuar për të luajtur në një skuadër së bashku në kulmin e fuqive të tyre, por ata janë dy nga më të mëdhenjtë e ligës, ndërsa para tyre ka zënë vend Kevin de Bruyne, i cili ka fituar shumë trofe me Manchester Cityn.

Tifozët e Wayne Rooney, Sergio Aguero dhe Harry Kane mund të besojnë se lojtarët e tyre duhet të jenë medoemos në formacionin e më të mirëve, por vendin e tyre e kanë zënë legjendat si Alan Shearer dhe Thierry Henry.

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori