LAJMI I FUNDIT:

Intel prezenton laptopin e së ardhmes

Intel prezenton laptopin e së ardhmes

Intel ka zbuluar për publikun e shfaqjes teknologjike CES laptopin më të ri ‘North Cape’ të gjeneratës së katërt të procesorëve bërthamor.

Laptopi është ndërtuar për të testuar dhe shfaqur kapacitetin e procesorëve të rinj.

Pajisja hibride mund të konvertohet në tablet duke e çmontuar monitorin nga tastiera me një lëvizje të vetme të gishtit falë mekanizmit të Intel.

Sipas Mashable, risia më e madhe e parë në North Cape është kohëzgjatja e baterisë e cila mund të zgjas 13 orë përkatësisht 10 orë si tablet.

Intel ështe duke bashkëpunuar me prodhues të ndryshëm kompjuterik që të implementoj disa nga tiparet e reja në pajisje tjera që pritet të kushtojnë rreth 800-900 dollarë. /Telegrafi/