Në një studim të Institutit gjerman për Studime Ekonomike (DIW), fëmijët e prekur nga varfëria sot janë më të rrezikuar nga sëmundjet në të ardhmen se fëmijët nga familje me gjendje më të mirë ekonomike.
Në Qeverinë gjermane ka shpërthyer debati për Fondin e Sigurimit Bazë për fëmijët.
Pas refuzimit të fundit të ministres së Familjes, Lisa Paus të miratonte Ligjin e Mundësive të Rritjes Ekonomike, që parashikonte lehtësime miliardash për ndërmarrjet për shkak se nuk kishte marrë fondet e duhura për Ligjin e Sigurimit Bazë të fëmijëve ka pasur shumë reagime nga politika në Gjermani.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil e kritikoi grindjen e re të shpërthyer në koalicion.
“Kjo më ka lenë pa fjalë, që menjëherë vazhdojmë me grindje”, tha Klingbeil duke iu referuar rifillimit të punës së kabinetit qeveritar gjerman pas pushimeve të verës.
Ndërkohë pas një studimi të kryer së fundmi me porosi të organizatës humanitare Diakonie nga DIW del se fëmijët e prekur nga varfëria kanë një rrezik më të madh të kenë probleme shëndetësore dhe të jenë të paaftë për punë në të ardhmen, se ata nga familje me të ardhura të larta.
Instituti ka llogaritur se “vetëm kostot e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta në lidhje me obezitetin, që rritet si rrezik tek fëmijët e varfër kanë kapur në vitin 2016 shifrën e më shumë se 60 miliardë eurove”.
Sipas presidentit të Diakonie, Ulrich Lilie “në debatin për sigurimin bazë të fëmijëve nuk duhet të luajnë rol detyrimet për kursim në buxhetin federal”.
Lilie thekson se duhet të flasim edhe për rëndimet afatmesme dhe afatgjata të shtetit dhe taksapaguesve, që vijnë në të ardhmen, nëse nuk investojmë në kohën e duhur tek të gjithë fëmijët.
Sepse fëmijë të shëndetshëm dhe të mirë arsimuar kanë shanse më të mëdha të ndërtojnë një jetë me mëvetësi me të ardhura më të larta dhe me një varësi të vogël nga ndihmat shtetërore.
Me Ligjin për Sigurimin Bazë, Paus kërkon të përmbledhë të gjitha transfertat e shtetit për familjet dhe t’i rrisë njëkohësisht. FDP, nga e cila vjen ministri i Financave, Christian Lindner e shikon me sy kritik këtë projekt të ministres Paus. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët