Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) vlerëson se ushtria ruse ka humbur pothuajse 40 për qind të flotës së saj të tankeve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Kjo shifër rritet deri në 50 për qind për disa tanke që konsideroheshin kyçe në këtë luftë, duke detyruar Rusinë të shpenzojë rezervat e saj të mëdha nga koha e Luftës së Ftohtë, transmeton Telegrafi.
Supozohet se numri i tankeve ukrainase është rritur falë dërgesave të tankeve nga aleatët perëndimorë, por edhe për shkak të tankeve ruse të sekuestruara.
John Chipman, president i institutit, tha se lufta ishte “një dështim politik dhe ushtarak për Rusinë”, duke përmendur problemet e udhëheqjes dhe mungesën e municioneve, pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për t’u modernizuar.
“Veprimet e Rusisë në vitin e kaluar kanë ngritur pikëpyetje jo vetëm në lidhje me kompetencën e udhëheqjes së saj ushtarake dhe të lartë ushtarake, por edhe në lidhje me kohezionin komandues”, tha Chipman, gjatë prezantimit të rishikimit vjetor të IISS rreth bilancit ushtarak të forcave të armatosura botërore, shkruan Guardian.
Humbje të mëdha tankesh në fillim të pushtimit
Instituti thekson se numri i tankeve ruse ka rënë nga 2,927 në 1,800, një rënie prej 38 për qind. Nga këndvështrimi rus, janë veçanërisht problematike humbjet e mëdha të tankeve T-72B3, të cilat iu dorëzuan ushtrisë ruse për herë të parë në vitin 2013. Chipman argumenton se prodhimi i ngadaltë industrial “e detyron Moskën të mbështetet në rezervat e vjetra të armëve”.
Rusët pësuan humbje të mëdha tankesh në fillim të luftës, veçanërisht në sulmin e dështuar në Kiev, ku një numër i madh tankesh dhe automjetesh të blinduara që lëviznin në kolonë, u shkatërruan në rrugët në veri të kryeqytetit. Shumë tanke të tjera u kapën ose u tërhoqën me traktorë pasi sulmi dështoi.
Humbje të tilla të mëdha kanë ndodhur si pasojë se rusët prisnin të mirëpriteshin nga populli ukrainas, dhe në disa raste mbanin rroba solemne me besimin se pas sulmit tanket do të përdoreshin për të organizuar një paradë në rrugët e Kievit. Në vend të kësaj, tanket e tyre u sulmuan nga artileria dhe këmbësoria ukrainase me armë antitank.
Numri i tankeve ukrainase është rritur
Instituti thekson se nuk ka asnjë provë që sugjeron se ushtria ruse ka përmirësuar ndjeshëm taktikat e saj të tankeve. Disa dhjetëra tanke u humbën në përpjekjen e deritanishme të pasuksesshme për të kapur qytetin Vuhledar në Donbas. Me ndihmën e dronëve të zbulimit, artileria ukrainase i nxori jashtë “loje”.
Megjithëse humbjet në fushëbetejë janë të konsiderueshme, Rusia ka ende një rezervë të madhe tankesh të vjetra, që vlerësohet të jenë rreth 5,000 tanke, që do të thotë se Moska mund të vazhdojë të ndjekë një strategji shterimi për ca.
Numri i tankeve ukrainase u rrit nga 858 në 953 sepse ata arritën të kapnin rreth 500 tanke ruse, dhe kështu të kompensonin pjesërisht humbjet e tyre. Gjithashtu, ukrainasit morën një sasi të konsiderueshme donacionesh nga Polonia, Republika Çeke dhe vende të tjera, me tanke të epokës sovjetike. Megjithatë, forcat e tankeve ukrainase aktualisht janë ende sa gjysma e madhësisë së forcave ruse.
“Mund të presim një vit tjetër të përgjakshëm”
Kievi shpreson të marrë tanke dhe mjete luftarake perëndimore gjatë muajve të ardhshëm, dhe planifikon t’i përdorë ato për të arritur përparime në fushëbetejë. Ben Barry, analist i luftës, mendon se Ukraina do të marrë rreth një të katërtën e 1000 tankeve dhe automjeteve luftarake që ka kërkuar.
Barry beson se kjo mund t’i japë Ukrainës një “përparësi taktike” nëse shoqërohet me municion të mjaftueshëm dhe pjesë këmbimi. Por, edhe nëse kjo ndodh, ai nuk është i sigurt se “Kievi ka fuqi të mjaftueshme luftarake për të dëbuar shpejt forcat ruse”. Ai përfundon se “mund të presim një vit tjetër të përgjakshëm” në të cilin luftimet do të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë