LAJMI I FUNDIT:

Raporti i D4D: LVV pati më së shumti shkelje të deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021

Raporti i D4D: LVV pati më së shumti shkelje të deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021

Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), ka lansuar raportin “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”.

Sipas raportit, janë vërejtur një numër mjaft i madh i artikujve dhe postimeve të cilat kanë pasur informacion të çrregullt.

Artikujt dhe postimet e caktuara kanë promovuar ndasitë politike, ofendimet, gjuhë të ashpër dhe seksiste, gjuhë të urrejtjes, të nxjerra nga konteksti, përmbajtje të pavërtetë, të manipuluar, të fabrikuar dhe tituj të ekzagjeruar.

Bazuar në D4D, nga gjetjet kryesore të këtij hulumtimi janë gjetur se Vetëvendosje me 67% është partia politike më e shënjestruara.

Ndërsa më së shumti shkelje të deklaratës së mirësjelljes kanë LVV 32%, AAK 27%, LDK 11%, PDK 6%.

Gjuha e urrejtjes, gjuha shpifëse dhe poshtëruese ishte dukuri e përdorur ndaj grave kandidate dhe subjekteve të tyre amë, me gjithsej 40.43% të tilla.

“Ndërsa në media është vërejtur më shumë titujt e ekzagjeruar, shtrembërimi i deklaratave dhe përmbajtjes së lajmeve vetëm me qëllim të rritjes së lexueshmërisë nuk duhet të jenë synim i portaleve të cilat postojnë lajmet për herë të parë por edhe rasteve kur i ri postojnë artikujt nga portalet tjera”, theksohet në raport./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori