Instituti gjerman, “Friedrich Ebert Stiftung”, ka pranuar autorësinë e draftit për Asociacionin, dhe në lidhje me hartimin e tij ka përgënjeshtruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Instituti gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se bashkë me Institutin Evropian për Paqe janë autorë të draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që doli të enjten në publik.
Por, përmbajtjen e draftit ky institut e ka quajtur të vjetër.
“Versioni që u publikua dje është një version i vjetruar. Shpresojmë që së shpejti ta përfundojmë punën tonë dhe ta ndajmë më pas me publikun”, thuhet në këtë përgjigje.
Ndërkaq, instituti ka shtuar se drafti është hartuar nga zyra e saj në Prishtinë dhe jo nga ajo në Beograd siç ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Jo. Vërejtjet e Vuçiq janë të pasakta. Ky është një projekt i realizuar nga Zyra e Fondacionit Friedrich-Ebert në Prishtinë. Zyra jonë partnere në Beograd nuk ishte e përfshirë në hartim. Çdo përfshirje e zyrës sonë partnere ishte e kufizuar në mbështetje logjistike”, thuhet në përgjigjen e institutit gjerman.
Lajm të rremë, e ka quajtur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë që ka qarkulluar si “Drafti gjerman”, i cili fliste për mënyrën se si do të formohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Osmani në një konferencë për media, ka thënë se asnjë dokument i tillë nuk i është prezantuar zyrës së saj apo Qeverisë së Kosovës.
Ajo ka shtuar se Gjermania apo partnerët e tjerë ndërkombëtarë asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë që mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Po ashtu, ajo e ka paralajmëruar një takim në mes të ekipeve të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macon, ku sipas saj do të jepen detaje në lidhje me propozimin e tyre.
Ndryshe, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin Qeveria e Gjermanisë thotë se nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave të enjten.
“Qeveria Gjermane nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave dje. Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me partnerët e tij punon vazhdimisht në tema të rëndësishme shoqërore-politike. Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me hisedarët dhe opinionin publik në kohën e duhur”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi - juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? - flet drejtori i burgjeve

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj