LAJMI I FUNDIT:

Instituti Epik: Nga Kosova kanë ikur rreth 20% e popullësisë

Instituti Epik: Nga Kosova kanë ikur rreth 20% e popullësisë

Instituti EPIK në publikimin e radhës ka trajtuar zhvillimet e fundit në lidhje me migrimin e qytetarëve të Kosovës drejt BE-së.

Sipas njoftimit për media, në periudhën 2008-2018, gjithsej 203,330 qytetarë të Kosovës kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë kësaj kohe po ashtu, 141,330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.


Në njoftim thuhet se që nga viti 2016, Kosova ka shënuar një rënie të konsiderueshme si në numrin e kërkesave për azil ashtu edhe në numrin e shtetasve të Kosovës që u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.

“Në fakt, viti 2018 ka qenë vit me trend më të mirë në të dyja kategoritë. Megjithatë, këto dy të dhëna përfaqësojnë 344,660 qytetarë të Kosovës të cilët kanë vendosur të ikin nga Kosova dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në BE. Me fjalë të tjera, gati 20% apo 1/5 e popullsisë së Kosovës ka ikur nga Kosova. Për më tepër, këto të dhëna janë edhe më dramatike nëse i shtohet kësaj edhe numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore, siç janë lejet e punës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, shkaqet kryesore të cilat shtyjnë qytetarët e Kosovës drejt vendimit për të ikur nga vendi gjenden në pakënaqësinë e qytetarëve me gjendjen politike dhe ekonomike në vend, si dhe pritjet e tyre pesimiste për të ardhmen e Kosovës.

“Sipas pulsit të fundit publik të UNDP-së, 1/3 e të rinjve të Kosovës konsiderojnë se e ardhmja e Kosovës është në rrugën e gabuar. 73.5% e të rinjve nuk kanë ose kanë shumë pak pritje se do të gjejnë punë në gjashtë muajt e ardhshëm. 48% e të rinjve nuk besojnë që situata politike dhe ekonomike do të përmirësohet. Në këtë kontekst, të rinjtë e shohin migrimin si alternativën e tyre të vetme. 58% e të rinjve do të konsideronin migrimin në tre vitet e ardhshme”, thekson njoftimi.

Sipas njoftimit, vetëm 17.9% nuk do ta konsideronin migrimin si opsion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori