Me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, dhe masat e marra nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, edhe instituti Atomi ka filluar me aktivitetet online që nga dita e hëna, duke mundësuar kështu mbajtjen e ligjëratave online në një periudhë disa javëshe, nga 6 prilli deri më 30 prill.
Aktiviteti me temën “COVID is just an anagram for I DO VC (videoconference)/COVID është vetëm një anagram për Unë bëj video-konferencë”, është i përbërë nga trembëdhjetë ligjërata tematike online për atomistët e klasave 9 deri 12.
Realizimi i këtij aktiviteti është i mundur falë angazhimit të atomistëve të ciklit të parë të Projektit ATOMI (2011/12), të cilët tashmë janë profesionistë në fushat e tyre të studimeve e që njohuritë e tyre po i ndajnë me brezin e ri të atomistëve.
“Ndër temat që do të shtjellohen në kuadër të këtyre ligjërata janë: Stresi dhe mekanizmat ‘Fight or Flight’, gjithçka që ndodh kur shtypim ‘ENTER’, pesëqind tonelata metal fluturues etj. Kjo seri e ligjëratave ka për qëllim që atomistët vijues të ekspozohen e sfidohen me tema të ndryshme dhe të mësojnë gjëra të reja që nuk i mësojnë gjatë shkollimit të tyre të rregullt si dhe të rrjetëzohen e bashkëpunojnë mes vete”, thuhet në njoftimin e Institutit.
“Duke ditur se nxënësit me potencial të jashtëzakonshëm intelektual kanë nevojë që gjatë shkollimit të tyre të shoqërohen, të jenë të rrethuar, të konkurrojnë e të sfidohen me bashkëmoshatarë të nivelit të njëjtë intelektual, ky aktivitet synon të plotësojë edhe këtë nevojë”, thuhet në njoftim.
“Fakti se gjithçka po realizohet 100% nga atomistët dëshmon se ani pse janë të papërfillshëm në numër, nxënësit me potencial të jashtëzakonshëm intelektual përbëjnë elementin bazë të zhvillimit të çdo shoqërie dhe me një përkujdesje dhe trajtim adekuat mund të japin një kontribut të jashtëzakonshëm”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja