LAJMI I FUNDIT:

Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023

Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023

Instituti ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  (MAShTI) dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2023 (MKC-K) në Kosovë.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Për çdo vit, në tërë botën marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës.

Më 18 mars 2023, të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.


Në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023 mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika. Këta nxënës mund të nominohen nga prindërit apo ndonjë familjarë tjetër, nga mësimdhënësit, shoqëria apo edhe të vetë – nominohen.

Për nxënësit të cilët rezultojnë të suksesshëm në garë do të ketë disa përfitime.

Këto përfitime përfshijnë: kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës, mentorim nga profesionistët e matematikës, mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës, qasje në literaturë të avancuar të matematikës, certifikim të njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi për bursa shkollimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori