Këndi Amerikan në Tetovë rrezikon që të humb aktivitetet që zhvillohen aty, për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike, tash e dy muaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Faji për këtë situatë adresohet te Ministria e kulturës, e cila ende nuk i ka shlyer borxhet e energjisë elektrike.


Gëzim Sulejmani nga shoqata ''Aurora'' deklaron për Alsat-M se shkaku i kësaj situate është mospagesa e faturës elektrike, që i takon Shtëpisë së kulturës në Tetovë, respektivisht Ministrisë së kulturës.

Edhe Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së kulturës, drejton gishtin kah Ministria e kulturës. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e kulturës e Tetovës të ballafaqohet me këtë problematikë./Telegrafi/