Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit. Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge.
“Ka një studim shumë interesant nga Bashkimi Europian ku rezulton se 70 për qind e të anketuarve pohojnë se ka një mospërputhje mes profilit të tyre të studimit dhe tregut të punës. Për Shqipërinë vihet re se ka edhe njerëz të mbi-kualifikuar për pozicionin e punës që bëjnë”, tha zv/ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Olta Manjani.
Nga elektricist, shofer e rrobaqepës te arkëtar, inxhinier mjedisi apo specialist marketingu. Bizneset në vend kërkojnë me urgjencë 5.500 punonjës. Kriza veçanërisht e tre viteve të fundit ka kthyer vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjësit, duke detyruar edhe institucionet të lëvizin më shpejt në drejtim të këshillimit të karrierës.
“Kemi 320 mësues që janë këshillues karriere në shkolla. Janë trajnuar dhe pajisur me protokoll specifik se çfarë do të bëjnë me nxënësit e shkollave për t’i orientuar drejt asaj që ata duhet të shkojnë”, tha Zamira Gjini.
Për të zbutur këtë ngërç, Zvicra do të ndihmojë institucionet shqiptare.
“Sistemi i këshillimit të karrierës në Shqipëri është ende në fazë fillestare dhe i fragmentarizuar. Kërkohet një bashkëpunim më i mirë mes institucioneve në këtë drejtim. Këshilli i karrierës duhet të fillojë në një moshë të hershme, për të pasur rezultat. Ministria duhet të mbështesë shkollat, ndërsa universitetet duhet të kenë programe të dedikura të këshillimit të karrierës”, tha Philip Arnold nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë.
Këshillimi i karrierës vlerësohet si i nevojshëm veçanërisht për maturantët, të cilët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen. Por këshillimi nuk zhvillohet si lëndë e posaçme në gjimnaz, ndërsa ka dhe mungesë të kualifikimit të mësuesve. /A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?