Në epokën e ‘post-vërtetës’ (post-truth), e vërteta nuk duhet të falsifikohet, sepse në fakt pushon të ketë vlerë e rëndësi. Në këtë kohë, në të njëjtën ditë mund të lexoni se Hitleri është nipi i Rotschieldit, e diku tjetër se ai është babai i Angela Merkelit! Nëse e “përpin” fëmija juaj konceptin e këtyre “fakteve alternative”, mos u befasoni nëse një ditë ju thotë: Toka është e sheshtë!
Bota po ngufatet me lajme të rrejshme, ku secili ka të drejtë për t’i parë gjërat siç i do vet. Ndaj, fjalori i Oxfordit e ka shpallur fjalën “post-truth” si fjalë të vitit. Me të nënkuptohet formësimi i opinionit publik pa u bazuar në faktet objektive, por në bindjet personale. Kjo fjalë vitin e kaluar është përdorur 2000 herë më shumë se në vitin 2015 – sidomos gjatë BREXIT-it dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmeton Telegrafi.
Kjo temë është sot aktuale në SHBA, për shkak të reagimeve në lidhje me presidentin e ri Donald Trump dhe marrëveshjen e tij me kundërshtarin vaksinimit, Robert F. Kennedy Jr., për krijimin e një komisioni të posaçëm për të shqyrtuar sigurinë e vaksinës. Tema po nxehet aq shumë sa që ekspertët druajnë se do të shpërthejnë p.sh. epidemitë e fruthit dhe parotitit.
“Në kohën kur institucionalizohet mohimi i shkencës, sëmundjet ngjitëse shtohen. Kam frikë se ato do të rriten për shkak të qëndrimeve të administratës së Trumpit”, thotë ekspert i sëmundjeve infektive, Paul Offit.
Por, një zëdhënëse e lëvizjes kundër vaksinimit, ish-modelja e Playboyt, Jenny McCarthy, me arsim të mesëm kundërshton qindra ekspertë mjekësorë. Fatkeqësisht, mijëra aktivistë amerikanë e besojnë atë – sepse është e famshme – e jo provat serioze shkencore.
E kush i ka fajet? Sistemi që Trumpi po e etablon! Sepse, po të mos ishte retorika e tij për ndalesën e hyrjes në SHBA të banorëve nga shtete islame, djali i boksierit legjendarit Muhamed Ali nuk do të ndahej nga udhëtarët tjerë gjatë kthimit nga Xhamajka e nuk do të pyetej për paraardhësit e fenë e tij. Mos të ishin faktet alternative të Trumpit, regjisori iranian Asghar Gahradi do ta merrte vet Oscarin e dytë për filmin më të mirë të huaj, “Salesman”.
“Organizatorët kanë shpenzuar shumë kohë për sulmet ndaj meje dhe janë fokusuar shumë në politikë në vend se të merren me organizimin që në fund ishte i trishtuar”, ishte përgjigja e Trumpit në Twitter, me ardhjen në pushtet të të cilit po çmohet më shumë Orwelli.
Kështu, pasi këshilltarja e Trumpit, Kellyann Conway, pavarësisht dëshmive të dukshme “numëronte” më shumë qytetarë në inaugurimin e shefit të saj se të Barack Obamas, është rritur shitja e romanit distopik të George Orwellit, “1984″, duke u bërë sinonim i asaj se sa lehtë po gënjehet masa.
Por, nuk po gënjejnë veç mediat dhe politikanët. Korporatat dhe sharlatanë shkencorët janë bërë mjeshtër, shprehet filozofi amerikan Kevin Elliott, i specializuar për etikën në shkencë. Dëshmitë për këtë i shihni çdo dit, në media, ku hasni “shkencëtarë” që thonë se patatja e pjekur shkakton kancerin, se varësia nga kafja zgjat jetën, se shikimi i filmave emocional shton pragun e dhimbje, se shkuarja në saunë ndalon çmendurinë, se muzikë rave është e mirë për foshnjat…
Për shkak të gënjeshtrave të shumta, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane, The Washington Post ka prezantuar një njësi matëse – Pinokion. Trump për shembull ka marrë katër Pinokio kur ka thënë se norma e krimit në Shtetet e Bashkuara është më e larta në 45 vitet e fundit. Gjatë kampanjës, 59 herë deklaratat e tij kanë marrë katër Pinokio, ndërsa si president janë numëruar 133 deklarata të rrejshme, me mesataren prej katër në ditë, transmeton Telegrafi.
Duke i pasë parasysh këto fakte, në shkollat amerikane po futen mësimet që nxënësit të dinë ta ndajnë gënjeshtrën me të vërtetën dhe të bazohen në fakte. Por, a po ia dalin?
Në librin “Gjenerata budalla”, Mark Bauerlein argumenton se të rinjtë e sotëm kanë neveri për të lexuar çdo material serioz dhe se ata kënaqen me mbeturinat digjitale në rrjetet sociale. Në kohën e mediave të reja, secili e jep idenë e tij të së vërtetës dhe bëhet “ekspert” për gjithçka. Ndaj, nuk është çudi që 77 për qind e nxënësve nuk e dinin se kush ishte presidenti i parë amerikan, se 13 për qind e mësuesve e mbronin Gjenezën, se 18 për qind e amerikanëve besojnë se Dielli sillet rreth Tokës, se 25 për qind e mësuesve të biologjisë thonë se njerëzit e dinozaurët kanë jetuar në të njëjtën kohë, e se 42 e qytetarëve thonë se Zoti e krijoi njeriun në këtë formë para 10 mijë vitesh…
“Problemi kryesor në besimin te gënjeshtra është shkollimi i keq dhe mungesa e dijeve elementare. Gjenerata e sotme do të jetë më pak e arsimuar se prindërit e tyre”, thotë Ray Williams, sepse sot manipulohet lehtë secili, ndërsa nëse gënjeshtra përsëritet shumë herë, ajo – siç thonë “pleqtë” – në fund bëhet e vërtetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Nominohen autorët për konkursin e veprës më të mirë dedikuar Skënderbeut

Neritan Ceka me tezat dhe zbulimet e reja për ilirët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës