LAJMI I FUNDIT:

INSTAT: Për 6 muaj në Shqipëri u shitën prona me vlerë mbi gjysmë milard euro

INSTAT: Për 6 muaj në Shqipëri u shitën prona me vlerë mbi gjysmë milard euro

Në Shqipëri po shiten më pak apartamente, por me çmim shumë më të lartë se në vitin 2023.

Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë dhe të dhënat e INSTAT për transaksionet tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vijon të tërheqë qytetarë, biznese e shtetas të huaj, pavarësisht çmimeve që vetëm rriten.

Përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, transaksionet e pasurive të paluajtshme kanë arritur në shifra rekord.


Sipas INSTAT, nga janari deri në fund të muajit qershor transaksionet në këtë sektor arritën në vlerën 58.4 miliardë lekë apo mbi 588 milionë euro, duke u rritur me 2.7 miliardë lekë apo 25 milionë euro, krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër po për këtë periudhë Banka e Shqipërisë ka raportuar për ngadalësim të shitjeve, pasi agjentët e anketuar kishin deklaruar më pak shitje se vjet.

Praktikisht këto dy raporte tregojnë se po shiten më pak prona por me çmime të larta, dhe për pasojë edhe vlera e transaksioneve është në rritje të shpejtë. Vetëm gjatë kësaj periudhe të parë të vitit çmimet u rritën me 23.5%, krahasuar me vjet.

Një tjetër faktor që shton volumin e transaksioneve në këtë industri janë edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin.

Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, afro 1/3 e pronave në 5-vjeçarin e fundit po blihet nga të huajit.

Interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, tregohet edhe nga shifrat e investimeve direkte, pasi në gjashtëmujorin e parë të vitit një në katër investime të huaja në Shqipëri shkon në sektorin e pasurive të paluajtshme.

E përkthyer në vlerë janë 181 milionë euro të shpenzuara nga të huajt për të blerë prona në Shqipëri e kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat kryesore të qendrës së Tiranës, ku një metër katror ka kaluar 4000 euro.

Sa i takon pritshmërive për çmimet e apartamenteve në vijim, sipas Bankës së Shqipërisë 71% e agjentëve presin që çmimet të jenë në këtë nivel, dhe 26% presin rritje të fortë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori