LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati zbulon katër institucione shëndetësore private që vepronin paligjshëm

Inspektorati zbulon katër institucione shëndetësore private që vepronin paligjshëm

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve në sektorin e shëndetësisë për t’iu siguruar qytetarëve shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta, Inspektorati i Shëndetësisë, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm në koordinim me institucionet tjera, kanë ndërmarrë shumë aksione për inspektimin e institucioneve shëndetësore.

Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër institucione shëndetësore private, të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, respektivisht ishin të palicencuara.

Sipas MSh-së, inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik.


“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe dispozitave të tjera në funksion të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve në Institucionet Shëndetësore. Ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë asnjë tolerancë. Subjektet të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore duhet të respektojnë të gjitha rregullat e parapara me ligj për ushtrim të veprimtarisë”.

“Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor, me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore. Në dispozicion janë numrat kontaktues: Inspektorati Shëndetësor: 03820024154 , Linja e ankesave: 080017777”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori