Inspektorati i Tregut i Komunës së Fushë Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion inspektues në tregun javor të kësaj komune.

Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i këtij inspektimi ka qenë kontrolli i veprimtarisë tregtare, respektimi i legjislacionit në fuqi, parandalimi i shitjes së paligjshme, si dhe garantimi i rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorëve.


Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se aksione të tilla inspektuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim krijimin e një ambienti të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe tregtarët që veprojnë në tregun javor të Fushë Kosovës. /Telegrafi/