LAJMI I FUNDIT:

Insinuatat e Vuçiqit: Policia e Kurtit po terrorizon qytetarët serbë në Pejë, Osojan dhe Klinë

Insinuatat e Vuçiqit: Policia e Kurtit po terrorizon qytetarët serbë në Pejë, Osojan dhe Klinë

Aleksandar Vuçiq edhe sot ka vazhduar me spekulime kundër aksioneve të Policisë së Kosovës  ndaj strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

“U sulmuan fshatrat serbe. Pjesëtarët e Policisë së (kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit kanë bastisur sot autoritetet e përkohshme në Pejë, Osojan dhe Klinë”. Këto janë vetëm disa prej insinuatave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në konferencën e sotme për media në Pallatin e Serbisë.

“Të gjitha enklavat serbe u sulmuan pas vendimit formal të Bankës Qendrore e Kosovës, në thelb ishte vendim i Kurtit për largimin e dinarit, i cili po kërcënon edhe me dëbimin e serbëve”, tha Vuçiq.


Kur është fjala për largimin e dinarit, ai tha se nga marrëveshja e parë e Brukselit e deri te të gjitha ato të mëvonshme, norma më e rëndësishme është e drejta e Republikës së Serbisë për të financuar disa aktivitete në shëndetësi, arsim dhe pensione për popullatën serbe përmes Asociacionit, raporton danas.

Aksioni kundër strukturave paralele në Pejë, arrestohen disa të dyshuar
Lexo po ashtu Aksioni kundër strukturave paralele në Pejë, arrestohen disa të dyshuar

“Fatkeqësisht, Albin Kurti e mori atë vendim me iniciativën e tij. Me qëllim të spastrimit etnik të popullatës serbe në të gjithë territorin e Kosovës. Ata nuk mund të qetësohen dhe të kuptojnë se dialogu që dërgon drejt normalizimit është i rëndësishëm. Ne kemi dialog sepse Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Kurti kërkon çdo herë dhe pret mbështetjen e fuqive perëndimore që të jetë një vend i pavarur. Është e qartë se nuk janë”, tha udhëheqësi i Serbisë.

Ai tha se këtë herë reagimi i fuqive perëndimore është i ndryshëm dhe se deklarata amerikane është më e fortë se ajo e Bashkimit Evropian. Vuçiq beson se partnerët perëndimorë do ta mbajnë fjalën dhe do të kujdesen për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Sipas tij, në Republikën e Kosovës janë rreth 38 mijë të punësuar dhe mbi 29 mijë pensionistë, ndërsa përfitime sociale u jepen rreth 32.580 personave.

Ndryshe, BQK-ja ka vendosur që prej 1 shkurtit në tërë territorin e Kosovës vlejë vetëm valuta evropiane, Euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu

Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, thotë Netanyahu

Azia
Kalo në kategori