Lorenzo Insigne ka folur për situatën që e kishte me Gonzalo Higuainin në ndeshjen Napoli - Juventus.

Insigne në intervistë për “Gazzetta dello Sport”, është rikthyer të flas për momentin aspak të mirë me Higuainin në “San Paolo”.


“I thash diçka në dialekt napoletan, besoj e ka kuptuar”.

“Ai ka luajtur me Napolin për tre vite, kur shënoi kundër nesh në Torino dhe vitin e kaluar nuk festoi”.

GettyImages 883805512 Momenti i zënkës mes Insigne dhe Higuain /Getty Images)

“Ndërsa kësaj here po. Kundrejt ish-shokëve të skuadrës duhej të kishte treguar më shumë respekt, aq më tepër pasi pretendon se është miku ynë”.

“Disave prej nesh u shkruan mesazhe para ndeshjes, ndërsa më pas çfarë bën, na feston në fytyrë?”, ka thënë Insigne.

Juventusi e kishte fituar atë ndeshje me rezultat 1-0 me golin e Gonzalo Higuain. /Telegrafi/