LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa “ZERO” kërkon drejtësi për rastet tragjike, paralajmëron protestë në Tetovë

Iniciativa “ZERO” kërkon drejtësi për rastet tragjike, paralajmëron protestë në Tetovë

Iniciativa ZERO sot ka paralajmëruar protestë për të hënën në Tetovë, nëpërmjet të cilave do të kërkojnë drejtësi për rastet tragjike që kanë ndodhur në vend, si ai në Koçan, në Spitalin Modular në Tetovë, Besa Trans dhe Durmo Turs.

Përfaqësuesit e kësaj iniciative, gjithashtu në mënyrë simbolike i dorëzuan aparat kundër zjarrit Prokurorisë së Tetovës, meqë siç thanë, shumë objekte ndizen shpejtë dhe lehtë në Maqedoni.


“Meqë shumë objekte digjen shpejt dhe lehtë, sot para Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Tetovës ua sjellim aparatin për mbrojtje kundër zjarrit. Jo vetëm për siguri, por edhe për të simbolizuar nevojën urgjente për drejtësi në vendin tonë. Ne u drejtohemi gjykatësve dhe prokurorëve dhe u themi se ata kanë detyrë të rëndësishme të zbardhni të vërtetën, të nxirrni para drejtësisë dhe të vendosni prapa grilave të gjithë fajtorët e vërtetë për tragjedinë në Koçan ku u vranë 59 të rinj, për zjarrin në Spitalin Modular ku u vranë 14 pacientë, për aksidentin e Besa Trans në Bullgari ku u vranë 45 qytetarë dhe Durmo Turs në Llaskarcë ku u vranë 16 persona dhe për shumë tragjedi të tjera që kanë kaluar pa ndëshkim”.

“Pandëshkushmëria sjell papërgjegjshmëri institucionale dhe në të njëjtën kohë edhe shumë tragjedi të tjera. “Detyra juaj është të nxirrni para drejtësisë gjykatës dhe prokurorë të cilët e kanë penguar drejtësinë në rastet e përmendura dhe në shumë raste tjera”, tha Blendi Hodai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori