Informatori, ankesa e të cilit ka çuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, është oficer i CIA-s, raportojnë mediat amerikane.
Zyrtari dikur ka punuar në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë New York Times, Washington Post dhe Reuters.
Informatori ka thënë se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë përpjekje “t’i fshehin” të gjitha detajet e një bisede telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës.
Trump ka kërkuar të dijë se kush ia ka dhënë detajet informatorit, duke thënë se burimi mund të krahasohet me një spiun.
Në telefonatën e 25 korrikut, Trump thuhet se i ka bërë presion homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të hetuar rivalin e tij kryesor nga Partia Demokratike, Joe Biden.
Ankesa, e publikuar të enjten, thotë se transkriptimi i bisedës nuk është ruajtur në sistemin e zakonshëm kompjuterik, por në një sistem të veçantë të përdorur për informacione të klasifikuara.
Demokratët thonë se Trump ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të njollosur Bidenin – i cili shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – dhe se ka përdorur ndihmën ushtarake për Ukrainën si mjet për të bërë pazare.
Trump, republikan, mohon çdo keqbërje, ndërsa nisjen e procedurave të shkarkimit e ka cilësuar si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.
Ai ka pranuar se personalisht i ka bllokuar rreth 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, disa ditë para se të fliste me Zelenskyn, por ka mohuar se i ka bërë presion atij për të hetuar Bidenin.
Më shumë detaje për informatorin nuk dihen. Një avokat i tij ka paralajmëruar se përpjekja për ta identifikuar atë mund ta dëmtojë.
Në ndërkohë ka dalë edhe një audio-incizim, në të cilin Trump kërkon të dijë se kush i ka ofruar detaje informatorit.
“Dua të di se kush është personi, kush është personi që i ka dhënë informacionet, sepse ai është i afërt me një spiun”, tha presidenti në disa deklarata private me stafin në Kombet e Bashkuara. Incizimi është siguruar nga Los Angeles Times.
Çfarë thuhet në ankesë?
Ankesa e informatorit e akuzon Trumpin për “shfytëzimin e pushtetit për të kërkuar ndërhyrje nga një vend i huaj në zgjedhjet e 2020-ës në SHBA”.
Dokumenti i deklasifikuar e karakterizon sjelljen e presidentit si një “problem serioz ose flagrant” dhe si “abuzim ose shkelje të ligjit”.
Shkelja e pretenduar ka të bëjë me kërkesën e Trumpit që homologu i tij të hetojë akuzat e pabazuara kundër Bidenit.
Informatori ka thënë në ankesë se ka mësuar nga disa burime se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë ndërhyrë për t’i “mbyllur” të gjitha regjistrimet e thirrjes, veçanërisht një transkriptim zyrtar fjalë për fjalë. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë