LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e jetës po shkakton në Gjermani më shumë shqetësim se çdo gjë tjetër.

Madje edhe lufta në Ukrainë dhe pandemia COVID-19 nuk kanë shkaktuar kaq shqetësim. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit të kompanisë McKinsey.

Rreth 40 për qind e më shumë se 1,000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh është aktualisht inflacioni. 34 për qind e të anketuarve thanë si shkak pushtimin e Ukrainës dhe vetëm 8 për qind pandeminë COVID-19. Pothuajse një e treta e të anketuarve apo 29 për qind kanë frikë se për shkak të rritjes së çmimeve do t’u duhet të bëjnë kufizime në stilin e tyre të jetesës.

Frika nga inflacioni është veçanërisht e theksuar te njerëzit me të ardhura të ulëta. Dy të tretat e të anketuarve supozojnë se gjatë 12 muajve të ardhshëm çmimet do të vazhdojnë të rriten.

“Dy vitet e pandemisë së koronës kanë lënë gjurmë. Por inflacioni dhe pushtimi i Ukrainës po i bëjnë njerëzit më pesimistë se kurrë më parë”, tha përmbledhtazi për rezultatet e sondazhit eksperti i McKinsey, Marcus Jacob.

Njerëzit po i ndjejnë çmimet më të larta dhe shohin se në portofolin e tyre u mbetet më pak në fund të muajit. Po ashtu edhe ata që kanë të ardhura të larta po i kufizojnë shpenzimet.

Sipas sondazhit, dy të tretat e të anketuarve kanë shpenzuar kohët e fundit më shumë para për ushqime, 61 për qind më shumë për benzinë dhe kosto transporti, si dhe për energjinë.

Rezultati i sondazhit: thuajse një ndër çdo treti vetë e ka reduktuar konsumin e tij në fusha të tilla si në shpenzimet për kozmetikë, veshje, argëtim dhe udhëtime. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori