LAJMI I FUNDIT:

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Dimri dhe ditët me lagështi, rritin numrin e të infektuarve me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa kjo ndodh si pasojë e rënies së imunitetit dhe ndikimit të kushteve sezonale për favorizimin e zhvillimit të infeksioneve virale.

Infeksionet virale rrugëve të frymëmarrjes janë shkaku më i shpeshtë i sëmundjeve te njeriu (si te fëmijët po ashtu edhe tek të rriturit). Këto infeksione janë infeksione ngjitëse. Bartja e tyre bëhet nga personi i sëmurë te i shëndoshi, me anë të spërklave të ajrit ku gjendet virusi.

Nga infeksionet e traktit respirator rrezikohen të gjitha grupmoshat. Megjithatë rreziku kryesor ekziston te të sëmurët me sëmundje kronike, në radhë të parë të mushkërive, pastaj me sëmundje të rënda të zemrës, sëmundje të gjakut dhe të sëmurët me sëmundje të tjera kronike si dhe me imunodeficiencë.


Këto infeksione mund të jen të lehta, të mesme ose të rënda. Mund të shfaqen pneumonitë e ndryshme virale te fëmijët të cilët mund të jenë si komplikime të gripit ose parainfluencës, bronkiti, bronkioliti, format e rënda të pneumonisë të cilat mund të shkaktojë pamjaftueshmëri respiratore.

Pasqyra klinike tek infeksionet virale karakterizohet me shkuarje të hundëve, dhimbje ne fyt, kollitje, plogështi, kokëdhimbje, dhimbje të muskujve, ethe, temperaturë etj., ndërsa në rastet më të rënda edhe vështirësi në frymëmarrje.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori