Xhevat Sefaj
Koncepti mbi natyrën e njeriut si individ brenda suazave të evoluimit të tij si qenie shoqërore biologjike dhe psikologjike. në radhë të parë është shumë kompleks. Ajo që e bën aq kompleks një përkufizim të tij të saktë mbi individin, është fakti se nuk është vetëm liberalizmi që merret më studimin e individit, por janë edhe një mori shkencash të tjera, duke filluar nga filozofia, sociologjia, psikologjia, shkencat natyrore etj. Ky është ai diskursi që rrezikon t’i japë një kuptim relativ konceptit individualist.
Vështirësinë për një saktësim të individualizmit e theksuan Pierre Birnboun dhe Jeon Leco – teoricienë francezë. Ata dalluan, në këtë drejtim, tri kuptime: Individualizmin Sociologjik, Metodologjik dhe Etik, ku termi i fundit etik mbetet, në mënyrë kuptimplotë, pjesë e një terminologjie më të pasigurt. I pari karakterizon mënyrën e sjelljes, ndërsa i dyti shërben për të shpjeguar proceset shoqërore”, (Ory. Paskal, “Historia e re i ideve politike” sh. b. Dukagjini, Pejë. 2008 fq. 515). Nga kjo shihet qartë se këta studiues e ndajnë individualizmin sociologjik dhe metodologjik nga ai etik, i cili përben një sistem ideologjik që i gjykon institucionet e një shoqërie mbi bazën e aftësive të tyre për të mbrojtur të drejtat e individit ndaj gjithçkaje që përpiqet të kufizojë hapësirën e tij.
Të gjithë liberalët klasikë që insistonin për mbrojtjen e lirisë individuale që mund ta përkthejmë si mbështetje e institucionit të pronës private dhe ekonomisë se tregut, mirëpo prona private i shqetësonte marksistët dhe socialistët dhe ndoshta bëri që shkollat moderne të rishikimit të mendimit liberal të shprehen se të drejtat mbi pronën nganjëherë duhet të shtypen që të kënaqin kërkesat e të drejtave të tjera, duke përfshirë edhe të drejtat pozitive.
Këtë koncesion të liberalizmit rishikues, studiuesi Xhon Gray e kundërshtoi për arsye “se prona private është mishërim i lirisë individuale në formën e saj më të hershme, dhe liritë e tregut janë përbërëse të pandashme të lirive themelore të njeriut… Për këdo , të ketë pronë nën zotërim, do të thotë se ai zotëron talentin, aftësinë dhe punën e tij. Nëse nuk kënaqet kjo kërkesë e vetë pronësisë, qeniet njerëzore bëhen pasuri e paluajtshme- pasuri e tjetrit (si në institucionin e skllavërisë) apo vetëm burim për bashkim’, (Gray. John, “Liberalizmi’ vepra e cituar fq. 92-93).
Milli në veprën e tij ‘‘Mbi Lirinë” supozonte se njeriu dallohet nga gjallesat e tjera përmes aftësisë së tij për shmangie racionale mbi veprimet e tij. Milli e paraqiti individualizmin si një ideal që duhet ndjekur. Për ta arritur këtë gjendje ideale është e nevojshme sigurimi i lirisë: liria e shprehjes se mendimit dhe dëshirave, si dhe liria e rishqyrtimit të tyre. Qëllimi i përmirësimit të individit është përmirësimi i shoqërisë, sepse sa më e lartë të jetë shkalla e individualitetit, aq më e lartë besonte Milli arrihet shkalla e civilizimit të shoqërisë.
Njeriu vjen në jetë si individ, mirëpo e kalon jetën në mesin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë, që i mundësoi atij formimin e personalitetit. Koncepti personalitet u huazua prej mendimtarëve spirtualist, në trashëgiminë juridike dhe kantiane, ku personi ishte pjesë e gjuhës teatrale me maska, pastaj merrte rolin e më pas aktronte. Mirëpo, “ishte Ciceroni ai që shprehjen ‘persona’ e sublimoi në kuptim të maskës se karakterit, me të cilin çdo njeri u paraqitet të tjerëve” (Agani.Fehmi,dhe Hyseni, Agim, ‘Sociologjia” sh.b. Libri shkollor Prishtinë 1999 fq. 45,46). Kjo ishte arsyeja pse Hajeku e quajti Ciceronin themelues të liberalizmit, sepse Ciceroni që në botën antike e kishte sublimuar shprehjen e individit, edhe pse jo në kuptimin e një individualiteti qenësor, të personalitetit. Ky është roli të cilin individi e luan në jetë, pra bartës i rolit dhe dinjitetit të veçantë që e ka, sikurse artisti.
Duke u nisur nga kuptimi i fundit, nocioni me tutje nënkupton qytetarin qe ka lindur i lirë si person juridik, ndryshe nga roli i aktorit. Kjo nënkupton se individit i bie të ketë role të caktuara njerëzore, brenda kushteve shoqërore në të cilat jeton”, (Po aty fq, 46). Mirëpo, nga pikëpamja filozofike e morale individi është i ndarë nga “personi”, personi cilësohet si më specifik për arsye të vetëdijes për vetveten dhe për anëtaret e tjerë të shoqërisë, të arsyes dhe aftësive të tjera kuptimore, të aktivitetit të tij teorik, praktik dhe krijues.
Nga kjo pikëpamje personi është diçka specifike në raport më natyroren dhe njerëzoren. Sikurse individi që është karakteristik për botën natyrore, organike po ashtu edhe personi është karakteristik për botën shoqërore, njerëzore.
Sipas Kantit, “Personi është një subjekt që është i aftë të vlerësojë aksionet e veta“, (Murtezai. Ekrem, “Fjalor I Filozofisë” sh.b. Dukagjini, Pejë 1955, fq. 553), Pra derisa individi na është i dhenë si qenie natyrore organike, personi është i parashtruar , pra në kuptimin pozitiv, diçka që formohet me punë, edukim, që ia ka dal të ngrihet mbi natyrën, biologjiken dhe të ngërthej në vetvete njerëzoren.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet