India kufizon importet e laptopëve dhe kompjuterëve për të rritur prodhimin vendas

India ka vendosur kufizime mbi importin e kompjuterëve dhe laptopëve në një lëvizje të befasishme nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi, qeveri e cila ka tentuar që të inkurajojë prodhimin vendor në sektorin teknologjik.
Sipas një njoftimi të lëshuar gjatë së enjtes nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , importuesit tani duhet të aplikojnë për licenca në mënyrë që të sjellin laptopë, tableta, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike në vend. Më parë, importi i këtyre mallrave nuk ishte i kufizuar.
Ministria nuk ofroi asnjë arsyetim në lidhje me ndryshimin e rregullave, megjithatë Modi ka shtyrë në mënyrë agresive kampanjën e tij “Make in India”, e cila promovon prodhimin vendor në një përpjekje për të krijuar më tepër vende pune, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
Ky vendim pason një kufizim të njëjtë ndaj importimit të televizorëve të mençur në vitin 2020.
Sipas Reuters, importet e elektronikës në Indi gjatë periudhës prill-qershor kapën shifrën e 19.7 miliardë dollarëve, një rritje kjo prej 6.25 për qind nga e njëjta periudhë në vitin 2022.
Shtytja e Indisë për prodhim vendor vije në një kohë kritike për vendin me popullatën më të madhe në botë, teksa kompani të ndryshme janë duke tentuar që të sigurojnë zinxhirët kryesorë të furnizimit larg Kinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shumëkush nuk i di këto gjëra për iPhone

Keni Netflix? Ju merrni një dhuratë të trefishtë GTA

Si arriti ChatGPT të ndryshojë botën brenda një viti?

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Më 5 dhjetor publikohet traileri i GTA 6

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024