LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Reçicë, Bilalli: Xhevat Ademi ka shtënë me armë

Incidenti në Reçicë, Bilalli: Xhevat Ademi ka shtënë me armë

Prindi i të riut që u plagos para një muaji në një dasmë në Tetovë, në një prononcim për “Alsat” ka përgënjeshtruar deklaratën e një dite më parë të deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi i cili hodhi poshtë çdo përfshirje të tij në këtë incident.

Por, Jusuf Bilalli, prindi i njërit nga të plagosurit thotë të kundërtën.

Bilalli thotë se është dëshmitar i tërë ngjarjes se si Xhevat Ademi së bashku me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga plumbat e shkrepur është plagosur djali i tij dhe një i ri tjetër.


Për këtë incident dhjetëra persona janë thirrur në polici për të dhënë dëshmitë e tyre por ende nuk ka një epilog konkret, se kush ka qenë autori i gjuajtjes më armë që la të plagosur dy të rinjtë, A.B dhe F. A, nga Reçica.

Incidenti në Reçicë, Ademi mohon të ketë gjuajtur me armë
Lexo po ashtu Incidenti në Reçicë, Ademi mohon të ketë gjuajtur me armë

Nga prokuroria e Tetovës thonë se lënda edhe është në fazën para hetimore dhe se pritet nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, të bëhet kompletimi i lëndës që më pas të procedohet në Gjykatë. Ndryshe, për përdorim të armëve nëpër ahengje familjare, vitin e shkuar ka pasur mbi pesëdhjetë denoncime dhe ndaj tre personave janë marrë masat adekuate dhe procedura ka përfunduar, ndërsa për 6 raste të tjera, procedura ende vazhdon./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=FwkldVfAcKU

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori