Gjatë një koncerti të turneut të tij "Blue Electric Light" më 21 nëntor në Brisbane, Australi, Lenny Kravitz përjetoi një situatë të papritur kur një fans e tërhoqi nga koka, duke i kapur flokët.

Muzikanti 61-vjeçar e përshkroi momentin në një video të publikuar në Instagram, duke thënë se ishte një përvojë 'e çmendur' dhe shumë e dhimbshme.


Megjithatë, Kravitz theksoi se ky incident nuk do ta ndalonte nga kontakti me publikun.

Lenny Kravitz

Ai vazhdoi të performonte dhe u shpreh i dashur për fansat: “Brisbane, jeni të çmendur. Ju dua".

Koncerti në Brisbane ishte pjesë e turneut të tij për promovimin e albumit të 12-të "Blue Electric Light", duke përfshirë edhe shfaqje në qytete të tjera të Australisë dhe në Zelandën e Re.

Kravitz tha se kthimi në Australi dhe vizita e parë në Zelandën e Re e mbushin me energji pozitive dhe falënderoi publikun për mbështetjen e tyre.

Përkundër rastit, Kravitz duket i vendosur të ruajë energjinë e tij pozitive dhe lidhjen e ngushtë me audiencën, duke e bërë çdo koncert një përvojë unike dhe të paharrueshme për adhuruesit e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com