LAJMI I FUNDIT:

Incident në Bukuresht, një shinë e tramvajit depërtoi në dyshemenë e autobusit – fatmirësisht askush nuk u lëndua

Incident në Bukuresht, një shinë e tramvajit depërtoi në dyshemenë e autobusit – fatmirësisht askush nuk u lëndua

Mediat rumune publikuan informacione se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin e vendit, Bukuresht, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Përkatësisht, në afërsi të qendrës së qytetit, një hekurudhë tramvaji ka depërtuar në dyshemenë e një autobusi dhe shoferi ka postuar foto të ngjarjes në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“Është paralajmëruar disa herë se ekziston rreziku dhe se shoferët nuk duhet të detyrohen të ngasin autobusët në seksione që janë të destinuara për trafikun e tramvajit”, shkruan Digi24 i Rumanisë.


Një nga drejtuesit e mjeteve ka komentuar ngjarjen dhe ka thënë se në rast të aksidenteve të tilla fajin e ka tërësisht shoferi i cili është përgjegjës për sigurinë e pasagjerëve.

Sipas mediave rumune, ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Dy vite më parë, në dyshemenë e autobusit depërtuan edhe shinat e tramvajit dhe me atë rast u plagos një nga pasagjerët e autobusit.

Edhe pse u fol se si Bukureshti ka nevojë për modernizimin e infrastrukturës publike të qytetit, qeveria rumune, si dhe autoritetet e qytetit, nuk e kanë marrë në konsideratë këtë çështje, sipas mediave rumune. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori