LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet qendra më e re tregtare në Pejë, American Retail Park

Inaugurohet qendra më e re tregtare në Pejë, American Retail Park

Të premten e 14 korrikut është bërë hapja solemne e qendrës më të re tregtare, njëherësh më të madhe në qytetin e Pejës – American Retail Park.

Me prezencën e një numrit të madh qytetarësh dhe vet të parit të Pejës, kryetarit Gazmend Muhaxheri, qendra më e re tregtare preu shiritin e inaugurimit për vizitorët.

Me një koktej rasti dhe një shëtitje në mbarë hapësirën e re, qytetarët pejanë dhe vizitorët e vendeve të tjera patën rastin të njihen më mirë me atraksionin më të ri tregtar në qytet.

Pamje nga prerja e shiritit e qendrës tregtare American Retail Park (Foto: American Retail Park/InstaStory)

Kjo qendër i ka sjell qytetit perëndimor të Kosovës disa prej brendeve më të njohura të tekstilit, gastronomisë si dhe ndërmarrjeve shërbyese.

American Retail Park shtrihet në gjithsej 36,000 metra katrorë në hyrje të qytetit dhe posedon 800 vende parkimi – të parapara si të mjaftueshme për fluskin e madh të vizitorëve që do të ketë.

Pamje render e qendrës tregtare ‘American Retail Park’ në Pejë (Foto: American Retail Park/Facebook)

Hapja e American Retail Park pritet të ndikojë padyshim në rritjen e tregut lokal, gjersa ka mundësuar hapjen e 700 vendeve të reja të punës. /Telegrafi/

Për të parë më shumë nga atmosfera në inaugurimin e American Retail Park klikoni në VIDEON KËTU.