Sot në Pejë u zhvillua ceremonia e hapjes së Kosova Innovation Hub, një qendër inovative e dedikuar për fuqizimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT).

Në këtë ngjarje mori pjesë Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i cili bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe përfaqësues të tjerë lokalë, preu shiritin e inaugurimit.


1 12

Kryetari Muhaxheri theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetet lokale, duke përmendur ndikimin pozitiv që do të ketë Kosova Innovation Hub, veçanërisht në lokalitetin e Vitomericës, ku jeton një numër i madh i komuniteteve jo shumicë.

4 6

Ai theksoi se kjo qendër do të ofrojë mundësi të reja për të rinjtë në këtë zonë.

"Në veçanti, kjo qendër do të ketë një ndikim të madh në lokalitetin e Vitomericës, ku jeton një numër i madh i komuniteteve jo shumicë. Ne besojmë se Kosova Innovation Hub do të jetë një platformë e rëndësishme për të rinjtë e këtyre komuniteteve, duke iu mundësuar të angazhohen, bashkohen dhe të zhvillohen profesionalisht", ka thënë Muhaxheri.

2 6

Kosova Innovation Hub synon të ofrojë një hapësirë kreative dhe arsimore për të rinjtë, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi për t’u zhvilluar në sektorin e teknologjisë. /Telegrafi/